22 Maj 2023, 10:26
Nga f.g
Dy vellezerit, Habib dhe Altin Rexha
TIRANE- Habib Rexha, 31 vjeç është në arrati pas vrasjes së Arjan Gosës. 31-vjeçari po kërkohet nga policia, pas ekzekutimit me një plumb në ballë të 48-vjeçarit Arjan Gosa, i cili po pinte një kafe me babain e tij në lokal. Nga fotot e siguruara nga Dosja, Habibi e organizoi vetëm vrasjen dhe largimin nga vendngjarja. Ai e qëlloi viktimën me dorën e majtë, pasi siç shihet në foto, dora e tij e djathtë është e dëmtuar.
Autori, dorën e djathtë e ka të dëmtuar
Vrasja që ka si pistë kryesore hakmarrjen pas vrasjes së muajit mars ku Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njër-tjetrin, vazhdon të thellojë konfliktin mes dy familjeve. Habib Rexha e kishte menduar më së miri edhe mënyrën sesi do të merrte hak. Njësoj siç Arjan Gosa u vra në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte djalin në dorë, kur Edmond Gosa e vrau. Osman Gosa, një baba pa të dy djemtë nuk ka mundur dot të japë një dëshmi para grupit hetimor.
Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al
habib rexdha arjan gosa osman gosa
Aktualitet
22 Maj 2023, 10:11
f.g
Habib Rexha dhe pamje nga vendngjarja
TIRANE- Një foto e Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë ë...
Aktualitet
22 Maj 2023, 10:11
I.A
TIRANË- Stërvitja Defender 2023 ka nisur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e dytë që në stër...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:52
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare kanë përfituar nga situata tragjike e një &cced...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:50
f.g
Pamje nga vendngjarja
KAVAJE- Automjeti që shihni në këtë foto, tip Volksëagen me ngjyrë gri, është makina që ...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:50
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se kanë vjedhur ...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:40
I.A
Lawrence Dallaglio
ANGLI- Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbi...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:43
f.g
Dy te zhdukurit e Sarandes
Saranda prej vitesh është konsideruar nga institucionet ligjzbatuese si një nga zonat më të qeta e me k...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:42
k.m.
Sa para të duhen për t'u futur në grupin e me të pasurve? Përgjigja varet nga vendi ku jeton. Që dikush të hyjë ...
Aktualitet
22 Maj 2023, 09:18
I.A
Koci Selamaj dhe Sabina Nessa
ANGLI- Vrasësi i Sabina Nessa-s është në mesin e 11 vrasësve shqiptarë të caktuar për...
Aktualitet
22 Maj 2023, 07:44
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...