LIVE UPDATES
Aktualitet

Futën drogë brenda burgut të Elbasanit/ Gjykata lë në burg tre personat nën hetim, me tyre edhe polici Ndriçim Kroi (EMRAT)

Ndriçim Kroi për të kamufluar aktivitetin e tij të paligjshëm, punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve.

27 Janar 2026, 16:13 Nga E. D
Futën drogë brenda burgut të Elbasanit/ Gjykata lë në
 Ndriçim Kroi

ELBASAN- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për tre persona nën hetim, për Gerald Stamollën, punonjësin e burgjeve Ndriçim Kroi dhe një 36 vjeçareje, Esmeralda Komici, të cilët bashkëpunonin për tu futur drogë në paraburgimin e Elbasanit.

Ndriçim Kroi për të kamufluar aktivitetin e tij të paligjshëm, punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve.

Konkretisht, ai ka arritur që tu dërgonte drogë tëparaburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar.

Autoritetet kanë dokumentuar të paktën pesë episode ku efektivi kryen të njëjtin intenerar të dyshimtë. Në fillim shkonte te automjeti i tij, dhe më pas shkonte në sallën e informacionit për të vijuar më pas në regjimin e brendshëm, ku shpërndahej lënda narkotike.

Ndërsa, Esmeralda Komici kishte brenda ambienteve të burgut të dashurin e saj, Gerald Stamolla, i cili pasi e merrte kanabisin apo kokainën e shiste tek të paraburgosurit e tjerë. Ky aktivitet, i zgjatur prej muajsh, i sillte përfitime policit të burgjeve për çdo herë që fustë lëndën narkotike në qeli 100 deri në 200 euro, në varësi të llojit dhe sasisë së drogës. 

Njoftimi i Gjykatës së Elbasanit: 

‘Në bazë të kërkesës suaj ju informojmë se, nga kontrolli ushtruar në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore rezulton se çështja me objekt" Verifikim të kushteve të caktimit të masës së sigurimit dhe marrjes në pyetje të personave nën hetim " është shqyrtuar më datë 24.01.2026 me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare znj. Suela Lika.  Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vendosi:

1.Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim N.K., caktuar me vendimin Nr.748 datë 19.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

2.Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G.S., caktuar me vendimin Nr.748 datë 19.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

3.Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E. K., caktuar me vendimin Nr.748 datë 19.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

4.Urdhërohen personat nën hetim të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues.

5.Ngarkohet prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me ekzekutimin e këtij vendimi.

6.Shpenzimet procedurale siç janë bërë. Shpërblimi për avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata, R.H, parapaguhet nga Zyra e Buxhetit Gjyqësor.

7.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brënda 5 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.  U shpall më 24.01.2026/Dosja.al

 ndriçim kroi  esmeralda komici

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje