14 Qershor 2023, 17:23
Nga k.m.
Foto ilustruese
Disa dhjetëra organizata të të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar i bënë thirrje Parlamentit Britanik të mos miratojë një ndryshim ligjor të propozuar nga qeveria britanike që synon të zgjidhë problemin e azilkërkuesve shqiptarë dhe t'i hapë rrugën riatdhesimit të shpejtë të tyre duke e klasifikuar Shqipërinë si “vend i sigurt” origjine, një kategorizim në të cilin Britania vendos vendet e zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane si dhe Zvicrën. Organizatat vërejnë se një klasifikim i tillë është “gabim që në themel”.
“Emërtimi i një shteti si ‘vend i sigurt' duhet të paraprihet nga konfirmimi se atje ‘në gjendjen e zakonshme nuk ka rrezik të persekutimit të shtetasve të atij shteti.' Për fat të keq, Shqipëria nuk e përmbush këtë kriter,” lexohet në letër.
“Vendi vuan nga probleme shumë të rënda si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, dhuna e bandave dhe diskriminimi kundër bashkësive të ndryshme, përfshirë LGBTQI, Romët dhe egjiptianët,”- theksohet në letër.
“Dështimi i vazhdueshëm i qeverisë së Shqipërisë për të trajtuar në mënyrë efikase këto probleme është shqetësues,”- vijon më tej letra.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar hasi vështirësi vitin e kaluar në trajtimin e problemit të dhjetëramijëra emigrantëve që kapërcyen kanalin La Manche, i cili ndan Francën me Mbretërinë e Bashkuar, me varka të vogla. Rreth një në tre prej tyre ishin shqiptarë. Një hetim i parlamentit britanik, raporti i së cilës u publikua këtë javë, vuri në dukje se shumica e shqiptarëve duket se janë thjeshtë emigrantë ekonomikë në kërkim të një jete më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar por nuk përballen me një nga kriteret që mund t'i japë mbrojtje si azilkërkues, të tilla si persekutimi politik apo fetar apo rreziku i të qenit viktimë trafikimi qeniesh njerëzore.
Ndërkohë, dy anëtarë të qeverisë kanë propozuar një amendim që synon të riatdhesojë shqiptarët pa shumë procedura duke e klasifikuar Shqipërinë thjeshtë si “vend i sigurt”, gjë që do të thotë që pretendimet për azil do të klasifikohen në vend si të papranueshme.
Organizatat e të drejtave vërejnë se fakti që ka aplikime të suksesshme për azil nga shtetas shqiptarë në gjykatat britanike përbën provë që Shqipëria nuk mund të përfshihet në listën e Vendeve të Sigurta.
“Në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar ofroi status mbrojtjeje për më shumë se 650 shtetas shqiptarë, përfshirë mbi 60 fëmijë të pashoqëruar,” - shkruhet në letër.
“Ata prej nesh që ofrojnë mbështetje profesionale për azilkërkuesit shqiptarë dhe viktima të trafikut dëshmojnë drejtpërsëdrejti frikën dhe vuajtjet e bashkësisë së azilkërkuesve shqiptarë,”- shkruhet në letër, në të cilën, vendimi për riklasifikimin e Shqipërisë si vend i sigurt cilësohet si “për nga themelet, gabim.”/BIRN
britani e madhe shqiptaret ne angli
Aktualitet
14 Qershor 2023, 16:36
I.A
Rrembimi
KAVAJË- Tre persona janë arrestuar në Kavajë pasi kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 22-vjeçar. Mës...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 16:00
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur një plagosje që ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi. Uniform...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 14:45
Avioni i Wizz Air
TIRANË- Avioni i Wizz Air që është nisur nga Tirana drejt Lionit ka shpallur emergjencën, duke kërkuar ulj...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 14:39
A.B
Bombul
SHKODËR- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Shkodër. Nga informacionet e para, raportohet se mun...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 14:27
djegia e lendes narkotike
SHKODER- Blutë e Shkodrës gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar 5 raste të kultivimi...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 14:15
gomonia brenda kamionit
VLORË- Një gomone 10 metër e gjatë, e konsideruar e rrezikshme, u gjet sot në Babicë të Vlor&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 14:19
dhuna ndaj pasagjerit
TIRANË- Një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar dje nga shofe...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 14:05
aksident, makina kthehet permbys
BULQIZË- Një aksident me pasojë dy të plagosur rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, n...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 13:55
Gomone brenda nje kamioni
VLORË- Disa persona dyshohet se janë vënë në pranga sot, kjo në kuadër të një opera...
Aktualitet
14 Qershor 2023, 13:42
A.B
Ardi Veliu dhe Sokol Idrizi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ekzekutuar 18 urdhër-a...