LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjak për gjak! Ç'fshihet pas atentatit ndaj Briken Sanajt, KRIMI për një femër që futi në luftë dy familje në Lezhë. Një i pafajshëm u vra para 7 vitesh

Një krim që besohet se ishte paraprirë nga një vazhdë gjaku dhe që policia këmbëngul paraprakisht se u ndez pikërisht për konkurrencën mes meshkujsh për një femër.

31 Tetor 2022, 14:46 Nga k.m.
Gjak për gjak! Ç'fshihet pas atentatit ndaj Briken Sanajt,
Briken Sanaj

TIRANË- E pritën derisa zbriti bashkëshorten dhe fëmijën. E pritën sa parkoi makinën në garazh dhe pastaj e qëlluan barbarisht me kallashnikov. Mbeti i vrarë në vend, aty në hyrje të parkimit në vendin e quajtur "Kodra e Diellit", e cila njihet si zona preferenciale, jo vetëm e të pasurve dhe njerëzve me influencë, por edhe e personave të dyshimtë.

Një krim që besohet se ishte paraprirë nga një vazhdë gjaku dhe që policia këmbëngul paraprakisht se u ndez pikërisht për konkurrencën mes meshkujsh për një femër. Policia në të dhënat e para, beson se viktima Briken Sanaj 39 vjeç, u vra për shkak të konflikteve që ka pasur më herët vëllai i tij, Antonio Sanaj. Konflikti që ka shtyrë autoritetet të hapin dosjet, lidhet me sherrin e 29 marsit 2012, që pati të shtëna armësh, e që më pas nuk u la me kaq.

Por për të marrë “barazimin”, palët qëlluan në një lokal në Lezhë, duke vrarë një të pafajshëm.

Gjak për gjak! Ç'fshihet pas atentatit ndaj Briken Sanajt,

Historiku i dy familjeve kundërshtare, tregon se si dy të rinjtë që u përplasën me njëri-tjetrin, Gentian Kola nga njëra anë dhe Antonio Sanaj nga ana tjetër, u larguan nga Lezha. Ashtu si i vëllai, edhe viktima e radhës, bëjnë me dije burimet e Gazetasi.al, u larguan nga Shqipëria, por u rikthye me shpresën se hasmëritë i përkisnin të kaluarës.

Një skemë paraprake që ndërtuan agjentët e hetimit të vrasjeve, thuhet se vëllai i Briken Sanajt, pas konfliktit për një vajzë këtu e 10 vite më parë (sherr i ndodhur në Lezhë), qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin Gentian Kola.

Nga ky vit (2012), sipas policisë, meshkujt e të dyja familjeve u vunë në gjurmim të njëri-tjetrit.

Sipas policisë, nga ky atentat i dështuar, familjet shpallën në vitin 2014 "statusin e hasmërisë" dhe në dosjet policore të Lezhës, shkruhet se familja e Viktor Kolës, e cila banon në ishull Lezhë, mund të thuhet se është në hasmëri gjakmarrjeje me familjen e Mark Sanajt, thoshte në atë kohë një agjent terreni, i cili shkruante dhe raportonte tek eprorët situatën e nxehtë.

Hasmëria dhe objektivi i gabuar

Gjak për gjak! Ç'fshihet pas atentatit ndaj Briken Sanajt,

Bëhet me dije se tre vjet pas ndezjes së konfliktit për një grua, në vitin 2015, i riu që mbeti i plagosur, Gentian Kola, mori masa dhe në mënyrë gjakftohtë, përgatiti planin për t’u kundërpërgjigjur. Policia dyshoi se në korrik 2015, njerëzit që qëlluan me armë zjarri në drejtim të Antonio Sanajt, i cili gjendej në rrugën “Besëlidhja”, kishin lidhje direkte me kundërshtarët e tij. Por në këtë atentat u dyshua, po ashtu si vrasësit që ngatërruan objektiv dhe nga të shtënat ndërroi jetë aksidentalisht 23-vjeçari Kristjan Marku dhe u plagos Altin Gjonaj. Ngjarja ndodhi para 7 vjetësh rreth orës 21:35 në lokalin “Libraria” në lagjen “Besëlidhja” përballë kompleksit të shkollave, ku viktima sapo dilte nga një lokal.

Ndonëse u vendosën 5 mijë euro shpërblim dhe qytetarët protestuan duke kërkuar arrestimin e vrasësve dhe gjetjen e tyre, autorët nuk u zbuluan. Megjithatë, policia kishte në sirtar një pistë, të cilën e mbajti vetëm teorikisht, pasi edhe ndër vitet që pasuan, ajo nuk u plotësua me prova bindëse. Pavarësisht se patën në skedarë në atë kohë emrin e Gentjan Kolës, një 41- vjeçar nga ky qytet, për autoritetet nuk u realizua zbardhja e krimit, ashtu si edhe as autorësia e plagosjes së tij, që sërish u dyshua se kishte si shkrepës arme Antonio Sanajn.

Gjak për gjak! Ç'fshihet pas atentatit ndaj Briken Sanajt,

Megjithatë, Policia e Tiranës thekson për Gazetasi.al se këto të dhëna janë përftuar nga analizimi i parë fill pas atentatit të së dielës. Por nuk përjashtohen edhe pista të tjera, siç është ajo e përplasjeve për ngjarje të tjera, potencialisht të ndodhura jashtë Shqipërisë. Por policia kriminale nuk është në gjendje të sqarojë se për çfarë konfliktesh bëhet fjalë.

“Mënyra si u qëllua 39-vjeçari, tregon se vrasësit e dinin që ai gjendej këtu për një ceremoni martesore të të afërmit të tij. E kanë ndjekur  qetësisht dhe në formë të kalkuluar dhe po ashtu kanë pritur derisa ai të mbetej vetëm për ta vrarë”, - shpjegon një oficer krimesh për Gazetasi.al.

Sipas tij, fakti që vrasësit e dogjën më pas makinën, tregon se krimi u planifikua qetësisht dhe profesionalisht prej autorëve. Sa i takon pistës tjetër, asaj të gjakmarrjes, policia shton se ajo është kryesorja, por ende nuk ka shoqëruar të dyshuar konkretë që janë anëtarë të familjes tjetër./GazetaSi

antonio sanaj briken sanaj vritet briken sanaj


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen