LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit/ Apeli lë në fuqi vendimin, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia është shpallur fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

31 Tetor 2022, 14:28 Nga A.B
Vrasja e Azem Hajdarit/ Apeli lë në fuqi vendimin, dënohet me 21
Izet Haxhiaj

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 21-vite burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë. Apeli la kështu në fuqi dënimin e dhënë në Shkurt të këtij viti nga Gjykata e Tiranës, që e shpalli fajtor për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngjarjen ku humbi jetën deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, në 12 Shtator 1998.

NJOFTIM I PLOTË I GJYKATËS:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale Izet Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal; Vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal. Mbi bazën e kërkesës së të dënuarit Izet Haxhia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me vendimin Nr. 520 Akti, datë 21.06.2018 ka vendosur:

– Pranimin e kërkesës.
– Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit, të kërkuesit Izet Haxhia, për vendimin nr. 316 datë 29.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirnaë, lënë në fuqi me vendimin nr. 351 datë 09.07.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri Izet Haxhia, me vendimin Nr. 387, datë 18.03.2019 vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 316, datë 29.04.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për gjykim, një kolegji tjetër pranë asaj gjykate.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 314, datë 11.02.2022 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet burgim.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/c I K.Penal të kohës kur është kryer vrasja vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998 dhe dënimin e tij me 22 (njëzet e dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal, dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Bazuar në nenin 55 të K.P, kërkojm përfundimisht që ndaj këtij të pandehuri, ta caktohet një dënim i vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim i nxjerrë nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Gjithashtu, mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Izet Haxhia, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e cështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Dervishi dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe znj. Ornela Naqellari, me vendimin nr. 1045, datë 31.10.2022 vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 314 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Tiranë, 31.10.2022 GJYKATA E APELIT TIRANË

Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia u rikthye me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. 

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi në fillim të viteve ‘90, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë. Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

izet haxhiraj azem hajdari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen