Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndaj 31-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
POGRADEC- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se Danjel Skënderi 31 vjeç, u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit të cilat i kishte kultivuar në fshatin Tallë.
Gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar 610 bimë kanabisi, dy celularë si dhe një armë gjahu dhe municion luftarak. Ndaj 31-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Kontroll intensiv i territorit, në kuadër të planit operacional anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tallë. Asgjësohen 610 bimë narkotike cannabis sativa.
Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intesifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë për përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
zjarri FINIQ- Zjarri në Finiq të Saranedës ka marrë përmasa të frikshme. Sipas raportimeve flakët kanë djegur t&eu...
foto ilustruese SARANDË- Një 59-vjeçar nga Finiqi është shpallur në kërkim ditën e djeshme. Mësohet se ...
foto ilustruese TIRANË- Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe ve...
foto ilustruese SARANDË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se L.L 19 vjeç dhe V.K 43 vj...
tirana TIRANË- E njohur dikur si Iliria , një vend shqiponjash dhe shtëpia e një prej vendbanimeve më të hersh...
Aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në Tiranë. Dosja.al, mëson se aksidenti ka ndodhur pranë zon&...
fotot ilustruese BULQIZË- Një vatër zjarri në në malin e Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan n...
FINIQ- Zjarr masiv ka rënë në Finiq. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe po b&...
TROPOJË- Disa të shtëna më armë kanë ndodhur ditën e djeshme në një pikë karburanti në Tropojë...
foo ilustruese TIRANË-Një 30-vjeçar është arrestuar në ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë...