LIVE UPDATES
Aktualitet

GJKKO e dënoi me 5 vite burg për trafik kokaine, Apeli rrit dënimin në 6 vite e 8 muaj burg për Endi Braçajn

Braçaj u shpall fajtor për dy vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

16 Shtator 2024, 12:08 Nga M.B
GJKKO e dënoi me 5 vite burg për trafik kokaine, Apeli rrit
Foto ilustruese

TIRANA- Apeli i GJKKO ka dënuar me 6.8 vite burg Endi Braçaj, i akuzuar për trafik droge dhe grup te struktuaruar kriminal. GJKKO 4 muaj më parë e dënoi Braçajn me 5 muaj burg, por Apeli i ka ndryshuar vendim.

Braçaj u shpall fajtor për dy vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sipas njoftimit, Braçaj do të vuaj dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar),  më datë 16.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 23.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit I.K., kundër vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehuritB. i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit arrest në burg, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësor të formës së prerë. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore, mbeten në ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takojnë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Ndryshim e vendimit nr. 34, datë 22.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 28 pika 4 dhe 283 pika 1 të Kodit Penal si dhe neni 334 pika 1  të Kodit Penal, dënimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/“a”, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet  burgim.

– Bazuar në nenin 55 pika 3 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

– Bazuar në nenin 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.B. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Vuajtja e dënimit të kryhet në IEVP të sigurisë së lartë.

– Shpenzimet procedurale i ngarkohen të pandehurit.

endri bracaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen