Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një qytetar nga Tirana shprehet, se ka marrë një gjobë nga policia rrugore në vlerën 5000 lekë të reja. Ka shkuar ta paguajë menjëherë, në mënyrë që të përfitonte nga ulja 20%.
Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë e “Stop” nga drejtues automjetesh, të cilët kohët e fundit po ndeshen me një problematikë lidhur me gjobat. Një qytetar nga Tirana shprehet, se ka marrë një gjobë nga policia rrugore në vlerën 5000 lekë të reja. Ka shkuar ta paguajë menjëherë, në mënyrë që të përfitonte nga ulja 20%. Por i kanë thënë, se nuk punon sistemi.
Më pas, qytetari është drejtuar çdo ditë pranë pikave të autorizuara, por ka marrë të njëjtën përgjigje. Më pas është detyruar ta paguajë gjobën me kamatë.
“Në datë 22 Shtator jam gjobitur për një shkelje të konstatuar normalisht me një vlerë 5 mijë lekë të reja. Paraqitem në zyrat e Postës dhe sportelistja thonte që nuk punon sistemi. Duke qenë se Postën e kam afër ambienteve të punës shkoja e kontrolloja çdo ditë për të paguar gjobën. Kjo vazhdoi çdo ditë. Në një ditë normale me datë 6 Tetor pas afërsisht 2 javësh e paguan nusja gjobën pa konfirmimin tim dhe e ka paguar me kamat-vonesë 1 mijë lekë të reja. Nuk është problemi vetëm tek vlera 1 mijë lekë të reja, por mua nuk m’u dha e drejta për ta paguar me 20% ulje siç është standardi brenda 1 jave. Pse duhet të paguaj unë për një problematikë sistemi dhe jo për fajin tim që ngela çdo ditë tek zyrat e Postës”, tha ai.
Për këtë jemi drejtuar në një nga pikat e Postës shqiptare, ku na thuhet se gjobat paguhen manualisht.
Qytetari: Si kalove? Gjobat e makinës, ku paguhen?
Posta Shqiptare 1: Këtu paguhen, po do presësh çikë, 5 minuta!
Qytetari: Më thanë nja dy çuna, që s’ka pas sistem, prandaj erdha.
Posta Shqiptare 1: Jo s’ka pas sistem, po i kemi kështu paguar manualisht. Megjithatë po shofim, sikur po vjen avash-avash. Merre faturën gjithsesi edhe hajde!
Qytetari: Kisha një gjobë për të paguar unë para një jave e ca. Erdha, s’ka sistem më thanë.
Posta Shqiptare 2: Po s’ka sistem akoma. A e ke gjobën? Se po e pate gjobën në dorë si këto, i kalojmë neve.
Posta Shqiptare 2: Në qoftë se nuk e ke, nuk e hedhim dot, se nuk punon sistemi i gjobave.
Qytetari: Po kamata si vazhdon?
Posta Shqiptare 2: Po vazhdon, ça të them unë?! Problem i ashtu, drejtorisë së policisë.
Megjithatë për kamatën nuk mund të bëjnë gjë.
Qytetari: Të lutem do ma shohësh pak makinën private për një targë?
Punonjësi: Unë ta shoh, po ku dalin gjobat?
Qytetari: Nuk është bërë aktiv sistemi akoma?
Punonjësi: Aktiv është sistemi, po nuk dalin gjobat. Edhe me pas gjobë, kur t’i hedhin. Ka gjoba, që të Shtatorit pa i hedh akoma, që s’i kanë hedh fare.
Qytetari: Si i bëhet tani për këto kamat-vonesa?
Punonjësi: T’i rruajmë trapin… Ça t’i bëjmë ne?!/tvklan.al
Koha në të cilën jemi është sezoni i mbjelljes së grurit. Për shkak të krizës botërore të mungesës...
Foto ilustruese TIRANË- Dy agjentë krimesh janë shoqëruar në Komisariatin numër 3 në Tiranë, e gjitha pas nj&e...
Recep Tayyip Altındal dhe e ëma e tij TURQI- "Skandal në aeroportin shqiptar! Shikoni se çfarë bënë ata sepse emri i tij &e...
Isabel Eve Poro ITALI- Isabel Eve Poro ka lindur më 24 dhjetor 2012 në Toronto, Kanada. Sot ajo jeton në Shqipëri. Isabel ësht&eum...
Fran Frrokaj LEZHË- Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës pasi ndaj tij ishte lëshuar një ...
Faisal Fareed, Faizaan Fareed dhe Nicholas Shaw BRITANI E MADHE- Tre persona që tentuan të rrëmbejnë një shqiptar, janë d&eum...
Sondazhi Shqiptarët janë të gjithë një mendje kur vjen fjala për hapjen e dosjeve të komunizmit. Të pyetur nga Baro...
Apeli i Shkodrës SHKODËR- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkodrës në lidhje me procesin ku u dënua me 3 v...
Foto ilustruese Sipas statistikave të fundit të Ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri i emigranëtve shqiptarë q&...
Droga dhe paratë e gjetura KORÇË- Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni i policisë në Korçës, ku u shkat&eum...