LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, ja si mund të përfitojnë zyrtarët e lartë

Me një vendim të ndërmjetëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, zbret për diskutim në Kolegjet e Bashkuara një nga çështjet konkrete që kërkon njehsimin e praktikës gjyqësore, lidhur me caktimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj zyrtarëve që po hetohen për korrupsion apo personave të tjerë që janë në konflikt me ligjin.

10 Mars 2026, 14:15 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, ja si mund të
Gjykata e Lartë

TIRANË- Gjykata e Lartë ka ndërmarrë iniciativë për të reformuar nëpërmjet një vendimi unifikues, procedurën e caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”. Me një vendim të ndërmjetëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, zbret për diskutim në Kolegjet e Bashkuara një nga çështjet konkrete që kërkon njehsimin e praktikës gjyqësore, lidhur me caktimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj zyrtarëve që po hetohen për korrupsion apo personave të tjerë që janë në konflikt me ligjin.

Sadushi analizon rastin e një të dyshuari për çështje droge, që fillimisht është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, ndërsa më pas Apeli e ka liruar në arrest shtëpie. Prokuroria ka ushtruar rekurs për rastin në fjalë dhe kërkon rikthimin e tij në burg, përderisa pretendon se shkalla e dytë e gjyqësore nuk ka analizuar si duhet kushtet dhe kriteret mbi të cilat ka vlerësuar prokurori dhe ka kërkuar masën më të ashpër që parashikon ligji, privimin nga liria.

Sipas, Sokol Sadushit, rasti konkret nuk paraqet interes vetëm për zgjidhjen e rastit individual, por ngre nevojën për të vlerësuar nëse praktika e konsoliduar nga vendimi unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, duhet të vijojë të mbahet në të njëjtin kuptim apo kërkon rishqyrtim të pjesshëm. Në arsyetimin e tij, Sadushi sjell në vëmendje disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, një prej të cilëve ai për Thoma Gëllçin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Publik shqiptar, mbajtja e të cilit nën masën e arrestit me burg u konsiderua një shkelje e të drejtave themelore të tij.

Në vendimin që mban firmën e Sokol Sadushit, analizohet që për të privuar një person nga liria duhet plotësisht disa kushte, sikurse janë dyshimet e arsyeshme që ai ka kryer një vepër penale, rrezikshmëria që ai paraqet, rreziku nëse tenton t’i shmanget ose jo drejtësisë, apo ai që lidhet me prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.

Kolegjet e Bashkuara do t’i japin përgjigje pyetjes se “a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit” si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?

E duket se pikërisht këtu qëndron dhe kleçka, pasi në të ardhmen zyrtarët e lartë mund të përfitojnë nga kjo lëvizje, sepse të gjithë të nesërmen mund të pretendojnë se nuk përbëjnë rrezik dhe për rrjedhojë do të kërkojnë lirimin nga paraburgimi./Dosja.al

gjykata e lartë

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës