LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri

Ky vendim vjen si pasojë e hetimeve që po zhvillohen mbi një skemë të mundshme abuzimi me lejet e ndërtimit në kryeqytet.

31 Mars 2026, 08:42 Nga D.S

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, masë e cila është ekzekutuar pak ditë më parë.

Ky vendim vjen si pasojë e hetimeve që po zhvillohen mbi një skemë të mundshme abuzimi me lejet e ndërtimit në kryeqytet. Ndërkohë, organet kompetente po vijojnë punën për thellimin e veprimeve hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal Nr.337/2026, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A., administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k., i cili pretendoi se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime që kanë sjellë si pasojë dëmtimin e saj si dhe punime ndërtimi pa leje, rezultoi se për punimet e ndërtimit objekt hetimi ndodhur në Njësinë Administrative Farkë dhe e regjistruar pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-Tirana Rurale 1, është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi dhe se shoqëria “Eurocol”sh.p.k. nuk ka qenë e pajisur me një leje të tillë.

Po kështu, rezultoi se punojësit e IMT pranë Bashkisë Tiranë, fillimisht kanë mbajtur Proçes-Verbalin për konstatimin e kundërvajtjes Nr. 8331”, datë 29.12.2025, në të cilin është konstatuar një fakt i tillë, ndërsa më pas, Kryeinspektori i këtij institucioni R. Sh., duke u bazuar edhe në relacionin e përgatitur nga juristi E.P., ka vendosur mbylljen e procedurës, në kundërshtim me ligjin, pa marrë ndaj subjektit ndërtues asnjë nga masat administrative të parashikuara nga Neni 5 i ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”. Në këtë rast ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit R.Sh. dhe E. P., kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në rast konstatimi të një ndërtimi pa leje, inspektorët e terrenit evidentojnë shkeljen dhe hartojnë procesverbalin përkatës, praktika i kalon sektorit juridik për verifikim dhe përgatitje të relacionit dhe projektvendimit, ndërsa Kryeinspektori, si autoritet vendimmarrës, shqyrton praktikën dhe merr vendimin përfundimtar, duke vendosur masat administrative të detyrueshme, konkretisht pezullimin e punimeve, vendosjen e gjobës dhe prishjen e ndërtimit, veprime që nuk janë kryer nga shtetasit e mësipërm.

Po kështu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkluzionet e aktit të ekspertimit Teknik, rezulton se shtetasi P.C., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal. Këtë vepër penale ai e ka kryer nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme që konsistojnë në ndërtimin e konstruksionit mur – betonarme të përshkruar më sipër pa patur leje ndërtimi për një gjë të tillë. Ashtu si është sqaruar më sipër, shoqëria në fjalë ka patur një leje punimesh për ndërhyrje në infrastrukturë dhe për vendosjen e barrierave ndaj zhurmave, e cila në mënyrë të shprehur nuk mbulon ndërtimin e objekteve që kërkojnë leje ndërtimi, duke përjashtuar kështu çdo justifikim ligjor për ndërtimin konkret të realizuar./Dosja.al

gjykata e tiranës rigers sheqeri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë