Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kontrollet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërkohë në terren kanë qenë edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë sekuestruar materiale dhe pajisje që dyshohet se lidhen me hetimin.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme në një kompleks luksoz në jug të vendit, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Mësohet se kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys Agasit dhe në një vilë të Ermal Beqirit.
Kontrollet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërkohë në terren kanë qenë edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë sekuestruar materiale dhe pajisje që dyshohet se lidhen me hetimin.
Agasi dhe Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë. Agasi dhe Beqiri akuzohen se drejtonin grupin dhe se u përfshinë në pengmarrje e afera të tjera korruptive.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
Furgoni i djegur SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një furgon p...
Maglent Dybeli PERU- Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull rrjetit kriminal shqiptar, i cili merrej me trafikun e lëndë...
Henri Nikolli ANGLI- Autoritetet britanike kanë dënuar me 6 vite burg një 19-vjeçar shqiptar në Angli, pasi u përpoq të...
Thikat e sekuestruara GREQI- Një ngjarje e rëmdë ka ndodhur në Volos të Greqisë, me protagonist një shqiptar. Polic...
Foto ilustruse FRANCA- Një 39-vjeçar shqiptar është dënuar me katër vite burg në Francë, pasi është...
Në vitin 2024, Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogramë për frymë, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së pre...
Foto ilustruse SPANJA- Drejtësia spanjolle ka kërkuar 55 vite burg për bandën e shqiptarëve, e cila grabiste banko...
KOSOVË- Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi të një grope ndërtimore, bëri që të...
Shkëlzen Gashi Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është bastisur shtëpia e Shkëlzen Gashit, i c...
Foto ilustruse TIRANË- Banorët e Rrjollit vijonë protestën e tyre, por këtë herë tubimi i tyre është zhve...