LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e rrugës në Prishtinë/ Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

Në vetëm pak sekonda, shtylla mbrojtëse disa metra të larta u shembën bashkë me një pjesë të rrugës “Don Shtjefën Kurti”, në Prishtinë, më 29 mars. Pamjet që qarkulluan në internet shfaqën një gropë ndërtimore të hapur, përskaj kësaj rruge, dhe një terren me lagështi të dukshme.

30 Mars 2026, 19:06 Nga E. D

Shembja e rrugës në Prishtinë/ Çfarë dihet dhe

KOSOVË- Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi të një grope ndërtimore, bëri që të nisin hetime për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa Komuna e Prishtinës pezulloi dy inspektorë të zonës dhe vendosi të nisë inspektimin e të gjitha vendpunishteve. Për shkakun e saktë të shembjes ende ka versione të ndryshme.

Në vetëm pak sekonda, shtylla mbrojtëse disa metra të larta u shembën bashkë me një pjesë të rrugës “Don Shtjefën Kurti”, në Prishtinë, më 29 mars. Pamjet që qarkulluan në internet shfaqën një gropë ndërtimore të hapur, përskaj kësaj rruge, dhe një terren me lagështi të dukshme.

Shembjes së rrugës i parapriu rënia e shtyllave, të quajtura “pilotë”, që zakonisht vendosen skaj gërmimeve të thella, për të parandaluar pikërisht atë që ndodhi - rrëshqitjen e dheut.

Shembja kaloi pa dëme në njerëz, por shkaktoi prishje të sistemeve të rrymës dhe të ujit, që lanë pa furnizim disa lagje të kryeqytetit të Kosovës. Gropa e hapur përskaj rrugës ishte nisja e punimeve për një objekt ndërtimor nga kompania “Klub Invest”, e cila tashmë ka të ndërtuara disa objekte tjera përreth asaj zone.

Pronari i kësaj kompanie ishte i pari që u intervistua nga Prokuroria e Prishtinës, e cila tashmë ka nisur hetime nën dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Të nesërmen, më 30 mars, kjo prokurori njoftoi se ka iniciuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, hetimi bëhet “me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”. Një ditë më vonë, Komuna bëri të ditur se tashmë ka pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi, po ashtu, se është marrë vendim për krijimin e një “Komisioni për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”. Sipas njoftimit, komisioni do të përbëhet nga ekspertë të urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave, dhe do të nisë menjëherë inspektime në terren. Komuna paralajmëroi masa ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.

Si erdhi deri te shembja?

Dyshimi kryesor nga të gjitha palët e përfshira është se shembja ka ndodhur si rezultat i presionit të ujit. Por, ka kundërshti lidhur me atë se si ka ardhur deri te kjo lagështi, dhe se a ka mundur të parandalohet ajo. Radio Evropa e Lirë foli me pronarin e kompanisë “Klub Invest”, i cili tregoi se ka rreth një muaj që kanë nisur punimet, gjegjësisht hapja e gropës për ndërtimin e ri. Fatmir Syla tha se dyshimet e tij kryesore lidhen me rrjedhjen e ujërave nëntokësore.

“Për shkak të rrjedhjeve të ujërave nëntokësore… ka bërë presion dhe ka dëmtuar strukturën e tokës”, pohoi Syla, duke shtuar se, sipas vlerësimit të tij, “90 për qind” e rastit mund të lidhet me këtë faktor.

Ai konsideroi se mund të ketë qenë ndonjë prishje nga ujësjellësi, duke nënkuptuar se nuk ka të bëjë vetëm me reshje atmosferike.

“Në njëfarë forme është e pamundur të dihet [të parashikohet]. Edhe pse zakonisht bëhen shpime gjeomekanike, matja e tokës, të gjitha këto procedura kanë dalë në rregull. Por, ky është një faktor ad hoc, që ka dalë aty për aty”, u shpreh Syla për REL-in.

Sipas tij, ndonëse është intervistuar nga Prokuroria, ende nuk është vërtetuar se faji për shembjen është i kompanisë së tij.

“Rasti është në procedurë. Përgjegjësia nuk dihet, se rastet ndodhin, por këtu duhet një komision i ekspertëve për t'u ditur saktë çfarë ka ndodhur”, tha ai, duke shtuar se ndërtimi është me leje, dhe se nuk kanë pasur telashe të tilla me ndërtimet e objekteve tjera.

Deklaratat se ndonjë prishje në sistemin e ujësjellësit mund të ketë shkaktuar shembjen i ka mohuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Në një deklaratë në Facebook, më 29 mars, kjo kompani tha se, në bazë të vëzhgimeve fillestare, kjo gjendje nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit: “Më tepër [lidhet] me aktivitetet e gërmimeve dhe ndërhyrjeve në terren, të cilat kanë ndikuar në destabilizimin e shtresave të dheut, dhe krijimin e kushteve për rrëshqitje”.

Ujësjellësi shtoi se do të fillojë një analizë të detajuar të situatës në terren, por nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse kjo analizë ka filluar tashmë.

Çfarë thonë ekspertët?

Në vëzhgim të parë, nga videot që kanë qarkulluar online, profesori i ndërtimtarisë Naser Kabashi ka vërejtur një problematikë fillestare.

“Konstruksioni i rrugës dhe gropa ndërtimore, aty ku është planifikuar të ndërtohet objekti, sipas meje, ka pasur një distancë jo shumë të mjaftueshme. Kanë qenë shumë afër njëra tjetrës”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, prania e ujit apo lagështisë e ndryshon sjelljen e dheut, dhe e bën atë më të paqëndrueshëm.

“Në prezencë të lagështisë apo ujit, dherat ndryshojnë, rrëshqasin në mes veti, e humbin kohezionin dhe krijojnë shtypje”, pohoi Kabashi.

Sipas tij, “gropa ndërtimore projektohet që të pranojë ngarkesat, dhe të mos vijë deri te rrëshqitja e dheut, siç ka ndodhur në këtë rast”, tha ai, duke theksuar se procesi i shembjes ka qenë gradual.

“Kjo nuk ka ndodhur brenda një dite”, u shpreh Kabashi.

Kreu i kryeqytetit, Rama, tha më 30 mars se “të gjitha vendpunishtet, ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë, do të mbyllen menjëherë, pa asnjë përjashtim”.

Ai kërkoi nisjen e “një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës”.

Sipas tij, “rastet do t’i nënshtrohen analizës së thellë institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokimin e lejeve të ndërtimit”./REL

shembja e rrugës në prishtinë

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër