Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Skënder Hita u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Publikohet vendimi zyrtar për drejtuesin e ri të forcave të rendit
Sipas vendimit që mban firmën e kryeminsitrit Edi Rama, Hita u emërua në detyrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave.
30 Mars 2026, 16:17Nga E. D
Skënder Hita
TIRANË- Skënder Hita u emërua sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërkohë është bërë publik edhe vendimi zyrtar. Sipas vendimit që mban firmën e kryeminsitrit Edi Rama, Hita u emërua në detyrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave. Vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.