Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më tej, Meksi i lidh sulmet me bizneset që ai zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH.
TIRANË- Pronari i MCN Tv Endri Meksi ka komentuar kërcënimet ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bërë ndaj tij dhe biznesve që zotëron në më shumë se një rast. Në studion e lajmeve të MCN, Meksi tha se ka një tentativë heshtjeje dhe se askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje.
“Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Është referuar në prokurori dosja në ditët në vijim pas denoncimit tim në 10 mars dhe që nga ai moment unë jam paraqitur për të bërë një ankimim në prokurori më 18 mars dhe nuk kam asnjë lloj informacioni për ndonjë zhvillim të mëtejshëm. Mendoj se do kishte pasur nevoja për hetime duke qenë se ka shumë elementë të lidhur me bizneset që unë ndjek që kanë të bëjnë me median. Jam i surprizuar për mosreagimet apo mospyetjet. Një nga detajet që gazetarët e kronikës që kanë arritur të gjejnë teksa investigonin këtë çështje ka të bëjë me faktin që kamerat nuk janë përcjellë nga policia në prokurori. Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Një këndvështrim i të parit, që askush nuk ka interes të ndjekë këtë çështje. Pyetjet që më janë bërë mua është se pse e denoncove. Unë e denoncova se dua transparencë. Nëse nuk do të denoncoja që atë darkë të gjithë do të ishin me dyshimet që ose është një sajesë siç kanë pasur, ime shoqe ka pasur dyshime të tilla dhe më ka thënë që e kam sajuar unë vetë për vëmendje publike. Unë isha i detyruar të paraqitesha në postën e Komisariatit të Lundrës që i përket komisariatit nr.1 të Tiranës për të bërë denoncimin mbi ngjarjes që pashë atë natë,“ tha Meksi.
Më tej, Meksi i lidh sulmet me bizneset që ai zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH.
“Ka ardhur relativisht e papritur. Duke qenë se jemi në një biznes që shpesh kallëzojmë afera, duke qenë se unë jam i përfshirë në shumë sektorë të njohura si problematike: lojërat e fatit, interneti AKSHI dhe ARRSH. Nuk them që prisja diçka, por ka pasur indicie, si dhe kuptohet jeta private. Gjatët vitet të kaluara një nga bizneset më të përfolura të miat ka qenë monitorimi i lojërave të fatit ka qenë gjithë kohës në këqyrje duke qenë se pritet kjo hapja e basteve sportive. Është biznes edukativ, por e vendosin fokusin për të denigruar. Denigrohen qoftë aktorët pretendentë të tregut, qoftë ata që janë në kushte që në Shqipëri quhen “ilegalë”, pra nuk janë aq keq sa duken. Nuk flasim për drogë, për vrasje. Flasim për një treg provat që duhet të ishte i rregulluar dhe i ligjshëm. Është i paligjshëm për momentin por po zbardhet. Ditën e mërkurë apo të enjten ka kaluar më në fund VKM që pritej,“ tha Meksi.
Sipas Meksit, në grupin e auditimit të biznesve të tij ka pasur njerëz të porositur nga Agasi dhe Beqiri.
“Gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj biznesit tim që zgjat tashmë prej 1 viti e 1 muaj e gjysmë. Nuk mbaron, duhet të kishte mabruar me kohë. Ka pasur dy urdhra të Ministrit të Financave me afat 1 mujor. Së fundmi, të enjten personat që kanë ardhur të enjten, thonë: do ta zgjasim sa të duam. Në muajt nëntor-dhjetor paralel me situatën e aferave të AKSHI-t dhe ARRSH kanë ndodhur disa ngjarje për të cilat unë kam referuar në SPAK në rrugë shkresore në ditët e para të muajit janar. Atë moment që me kapacitet hetuese investigative të MCN Tv arritëm të gjenim detajet që mungonin. Jam kujdesur që detajet të jenë të sakta. Në grupin e auditimit është përfshirë direk një person i porositur direkt nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Këta persona që dalin kudo, dilnin dhe tek auditimet e Ministrisë së Fiancave. Unë kam bërë shkresë për këtë gjë, vetë Ministrisë së Financave dhe SPAK-ut. Nuk kam asnjë reagim. Ministria hesht. Prokurorja e çështjes të kallëzimit ndoshta ka nevojë për ndihmë, nuk arrin të hapë Google për të parë se për çfarë akuzohem. Gent Progni më akuzonte mbrëmë se jam një ‘burbuqe’ në terma folklorikë. Akuzohem e për gjëra të tjera, më ka akuzuar për marrëdhënie intime sekrete në chat me një njerëz të caktuar. Thotë kam foto. Ka elementë që shkojnë përtej gjurmës klasike. Nuk mund t’i quaj shantazhe, nuk jam ndjerë i tillë. Arsyeja që kam zgjedhur t’i shkruaj SPAK ka qenë për të treguar vendosmëri dhe besim tek ligji, tek funksionimi i shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një farë pavarësie të medies,“ tha Meksi./Dosja.al
Ajola XOXA TIRANË- Gjykata e Posaçme po shqyrton sot kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshim të masës së si...
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë s...
Ervis Martinaj TIRANË- Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pasi është ...
SPANJË- Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Miklovan Dakajt. La Razon shkruan se, 13 maji 2025 ishte hera...
Endri Meksi TIRANË- Pronari i MCN TV Endri Meksi është kercenuar sërish më 28 mars. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Fer...
Maglent Dybeli PERU- Autoritetet në Peru kanë zbuluar rrugën e një mafie shqiptare të drogës që përdor Lim&eum...
Aurora Tila ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare në Itali, Auror...
Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Po...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Sipas njoftimit të policis&...
Foto ilustruese Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me t...