LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gjynah të qahemi, ka më keq”/ Mjete pa licensë dërgojnë qytetarë në Greqi

Automjete pa licensë dhe  pa asnjë kriter, punojnë paralelisht me automjetet e licensuara, që bëjnë transportin e udhëtarëve jashtë Shqipërisë.

15 Dhjetor 2023, 21:26 Nga h.k
“Gjynah të qahemi, ka më keq”/ Mjete pa licensë
Investigim ne Tirane

TIRANË-Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërkombtar të Udhëtarëve, Shpëtim Ahmeti denoncon në redaksinë tonë, se ndër vite dhe aktualisht ky sektor përballet me konkurrencën e pandershme.

Automjete pa licensë dhe  pa asnjë kriter, punojnë paralelisht me automjetet e licensuara, që bëjnë transportin e udhëtarëve jashtë Shqipërisë.

Shpëtim Ahmeti: Sot që flasim bashkë, në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Shqipërisë, në linjat me Greqinë, Qafë Botë, Kakavijë dhe Kapshticë, mbi 85% e transportit ndërkombëtar bëhet me mjete të palicencuara dhe të paautorizuara nga shteti dhe organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Unë personalisht, mbi 7-8 email-e mos gaboj, ia kam drejtuar portalit të bashkëqeverisjes. Më kanë kthyer përgjigje që është bërë kontrolli nëpërmjet task forcës. Realisht task forca e Tiranës ka bërë disa herë kontrolle, por është e pamjaftueshme sepse janë me orare të reduktuara dhe janë të pakontrollueshëm. Pikërisht, po të flas në rrethin e Sarandës, që nga Dhërmiu e deri në Konispol, mund të jenë rreth 50-60 mjete të palicensuara që punojnë drejt Greqisë. Imagjinoni që dëmi kolosal, është dëm kolosal që po i vjen Shoqatës të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, rreth 400-450 mijë euro, sipas përllogaritjeve tona në vit, xhiro që i shkaktojnë dëm këto mjete. Këto mjete nuk disponojnë asnjë lloj dokumentacioni, nuk janë të siguruara, nuk presin bileta, nuk kanë listë udhëtarësh, nuk kalojnë në asnjë lloj sistemi TIMS të regjistruar për transport udhëtarësh. Nuk bëjnë asnjë kontroll, kalojnë më shpejt nga autobusët. Si kalojnë? Unë edhe këtë pikë e denoncoj publikisht, sesi kalojnë. Është për të ardhur keq, po shkojmë drejt falimentimit. Po shkojmë drejt falimentimit sepse na konkurron pandershmëria, na konkurron moszbatimi i ligjit.

Pas këtij denoncimi, një grup i emisionit “Stop”, ka shkuar në Sarandë nëpikën doganore të Qafë Botit, për të vërtetuar transportin e paligjshëm të qytetarëve. 

Pasi dokumentuam me pamje kalimin normalisht të automjeteve të palicensuar për transport udhëtarësh në Qafë Bot,një person i inflitruar,mori rolin e një pasagjeri, që do udhëtonte drejt Greqisë me njërin prej këtyre automjeteve.

Qytetari: Me këtë furgonin je?

Jani Rexho: Eh…

Qytetari: Ça ore nisesh? Sot a nesër? Kur nisesh?

Jani Rexho: Tani!

Qytetari: Hë, nisesh tani…

Jani Rexho: Eh…!

Qytetari: Sa është deri në Athinë?

Jani Rexho: 50!

Qytetari: 50! Po kështu të më çosh deri në Agjo Joanos, mos më lësh?

Jani Rexho: Agjo Joani!

Qytetari: Eh, Agjo Joani!

Jani Rexho: Të çoj unë, ç’e diskuton ti!

Qytetari: 50, the hë?

Jani Rexho: Po..! Prandaj unë kisha njerëz të tjerë mo tani, po meqë u vonova për të ikur dhe më thanë “jo nuk arrijnë dot ata të venë, se janë jashtë Athinës”. Do ikim tani!

Qytetari: Hë do ikësh tani, e ke..?

Jani Rexho: E kam vendosur, tani gati jam. Agjo Joani e kemi afër, e kam afër nga shtëpia ime.

Qytetari: E ke afër nga shtëpia?

Jani Rexho: Në qoftë se rrugës vendosim, që të…

Qytetari: Ke pas noi çikë punë?

Jani Rexho: Gjynah të qahemi, se ka dhe më keq.

Qytetari: Kur kthehesh ti tani?

Jani Rexho: Të martën! Unë lashë të tjerët, se po t’u lusja do vinte, se u vonovëm faktikisht. Thashë në orën 10-të dhe vajtëm në orën 12-të atje. Rrini dhe gjeni noi makinë tjetër, se unë në orën 4, që doni juve, nuk u proftaris. (Arrij) Vërtet nuk arrija dot në 4.

Qytetari: O bo bo, kam harruar pasaportën…

Jani Rexho: Ohh ç…

Qytetari: Kam harruar pasaportën te makina. Sa të detyrohem?

Jani Rexho: Hiç, o ik! Ça më detyrohesh ti mua?!

Qytetari: Ah, ç’më iku dita kot, mo burrë! Do më falësh hë…

Jani Rexho: S’ka përse!

Qytetari: Hajd! Ia kalofshi mirë!/TV KLAN 

investigim ne tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen