10 Qershor 2022, 13:38
Nga A.B
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia ka identifikuar 4 personat të cilët dyshohen si autorë të plagosjes së punonjësit të policisë, Sokrat Muhos. Policia ka arrestuar personat me inicialet G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, me inicialet K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë. Po ashtu, është sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Këta persona do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditën me sende të forta punonjësin e Policisë të DVKM Gjirokastër, vihen në pranga 2 shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ku disa persona goditën me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, bënë të mundur identifikimin e 4 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në vijim të veprimeve hetimore janë vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Punonjësi i policisë, Sokrat Muho u godit në kokë dhe në trup nga disa persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës. Vetë Muho ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të pronësisë.
arrestim ne gjirokaster gjirokaster sokrat muho
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:25
A.B
Policia
TIRANË- Një plagosje me thika ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kombinat. Forcat blu bëjnë të ditur se autori i plagos...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:21
A.B
Policia ne Kamez
TIRANË- Një 56-vjeçar, me profesion avokat është kërcënuar me jetë. Forcat blu sqarojnë se ...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:02
A.B
Indrit Barhani
MBRETËRI E BASHKUAR-Indrit Barhani është shqiptari i cili është lënë në burg për 4 vite pë...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:15
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Grabitet një makinë në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 49-...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:00
A.B
Policia
TEPELENË–Një person është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi ka kërcënuar një grua q&...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 12:50
A.B
Pamjet e sekuestrimit
ELBASAN- Kjo është vila e Gentian Sharrës, një nga pronat e sekuestruar nga policia e shtetit në Elbasa...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 12:15
A.B
Christian Steinar
KORÇË- Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar nuk iu përgjigj pyetjes për shpalljen ...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 11:12
A.B
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Sokrat Muho, punonjës policie i DVKM-së Gjirokastër, u dhunua ditën e djeshme nga disa persona p&...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 11:56
F.M
Makina dhe Marklen Haka
TIRANË- Dosja.al ju sjell foton e makinës brenda të cilës ndodhej Marklen Haka, anëtari i ‘bandë...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 11:49
f.g
Marjo Sinani, autori
SARANDE- Gjykata e Rrethit Sarandë ka lënë në burg personin që akuzohet se vuri zjarrin në zyrën e ...