Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Goditet baza e armatimit në Picallë të Tiranës/ Dyshohet se furnizonte grupet kriminale, arrestohet një person dhe nis kërkimi për një tjetër (EMRI)
Gjatë kontrollit në banesën e Oltjan Qershorit, blutë gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta dhe 1 armë gjahu, si dhe një silenciator, bajonetë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë.
11 Prill 2026, 16:02Nga E.d
Armët e sekuestruara
TIRANË- Policia ka goditur ditën e sotme një bazë armatimi, të dyshuar për shitje armësh tek grupet kriminale në Picallë të Tiranës. Gjatë kontrollit në banesën e Oltjan Qershorit, blutë gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta dhe 1 armë gjahu, si dhe një silenciator, bajonetë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë.
Po ashtu u sekuestruan rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Në kuadër të kësaj, policia ka arrestuar nënë e tij të cilën e gjetën në banesë, dhe ka shpallur në kërkim Qershorin.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, organizuan dhe finalizuan operacionin “Picalla”, duke goditur një bazë të dyshuar për shitje armësh tek grupet kriminale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. Q., Policia gjeti dhe sekuestroi 5 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta dhe 1 armë gjahu, si dhe një silenciator, bajonetë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë. Po ashtu u sekuestruan rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasja M. H., 66 vjeçe, ndërsa u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i bazës së armatimit, shtetasi O. Q., 41 vjeç.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./Dosja.al