Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kriza në këtë institucion nisi në nëntor 2023, kur presidenti i atëhershëm Nikoll Deda u pezullua nga detyra me vendim gjykate, pasi u akuzua për abuzime financiare dhe punësime të paligjshme. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa çështja kaloi për gjykim në nëntor 2024.
TIRANË- Licencimi i rreth 700 stomatologëve në Shqipëri gjatë periudhës prill 2025–prill 2026 është vënë në pikëpyetje, pasi vula e përdorur nga drejtuesi i Urdhrit të Stomatologut rezulton e nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Shqiptarja.com shkruan se një hetim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka konstatuar se vula e përdorur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi, është prodhuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në shkelje të procedurave ligjore, duke përfshirë ligjin e vitit 1993 dhe një urdhër të vitit 2023 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Kriza në këtë institucion nisi në nëntor 2023, kur presidenti i atëhershëm Nikoll Deda u pezullua nga detyra me vendim gjykate, pasi u akuzua për abuzime financiare dhe punësime të paligjshme. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa çështja kaloi për gjykim në nëntor 2024.
Në këtë situatë, më 9 prill 2025, Almiro Gurakuqi, në atë kohë president rajonal në Tiranë, i kërkoi Policisë së Shtetit pajisjen me një vulë të re për institucionin, duke argumentuar se drejtuesit ishin jashtë funksionit dhe vula ekzistuese nuk gjendej. Megjithëse nuk kishte tagrin ligjor për këtë kërkesë, më 18 prill 2025 u prodhua një vulë e re për Urdhrin e Stomatologut, në një procedurë që AMP e ka cilësuar të parregullt.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Gurakuqi zhvilloi zgjedhje dhe u shpall President i Urdhrit të Stomatologut. Në dhjetor 2025, pas një procesi tjetër zgjedhor, President u shpall Arben Muçaj, i cili së bashku me Nikoll Dedën nuk e njohin Gurakuqin si drejtues legjitim, duke e akuzuar për uzurpim të postit dhe të zyrave.
Më 29 janar 2026, Deda i kërkoi AMP-së verifikimin e procedurave për nxjerrjen e vulës së re. Pas hetimeve, AMP konkludoi se procedurat nuk janë respektuar dhe më 2 prill 2026 i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të marrë masa ndaj përgjegjësve dhe të ndalë paligjshmërinë.
AMP ka sqaruar se nuk ka kompetencë për ta nxjerrë jashtë funksionit vulën, duke orientuar palët që t’i drejtohen Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale, përfshirë veprën “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.
Ndërkohë, Nikoll Deda ka konfirmuar se kallëzimi penal është depozituar më 3 prill 2026, ndërsa pritet vendimmarrja përfundimtare e autoriteteve për vlefshmërinë e vulës dhe pasojat mbi licencat e dhëna gjatë kësaj periudhe./Dosja.al
Jonaid Myzyri TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga GJKKO pushimin e hetimit ndaj ish-kreut të Prokurime Publike, Jonaid Myzyri...
Kryepiskopi Joan TIRANË- Në mesazhin e tij të Pashkës 2026, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipëris&...
Igli Gjoca SARANDË- Administratori i Orange Club në Sarandë Ermal Fataj ka mohuar para policisë së 33-vjeçar...
Eduart Afmataj dhe Artur Çangu NIKËL- Detaje kanë dalë nga konflikti i djeshëm mes dy fqinjëve që përfu...
Policia TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bajram Currit. Sipas policisë...
Aleks Ndreka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest me burg ditën e sotme Aleks Ndrekën, i njohur si 'Leksi ...
TIRANË- Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së ...
MEKSIKË- Shqiptarët në Meksikë janë bërë ekspertët për pastrimin e parave të drogës. Ky përfundim ...
TIRANË- Frutat, perimet dhe nënproduktet e blegtorisë kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve në shkur...
Një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vitet e fundit ka qenë sektori i pasurive të paluajtshme. Kërkesa e l...