LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t: Drejtori i ri Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit

Për një periudhë kohore, Shima, ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) dhe firma e tij ka dalë në dhjetëra dokumenta tenderash që SPAK ka sekuestruar.

11 Prill 2026, 10:28 Nga Elton Qyno

Rrëfimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t: Drejtori i ri Igli Tafa njeri i

TIRANË- Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton të jetë futur në ambjentet e kësaj prokurorie një personazh i quajtur, Daniel Shima, i cili në muajin Gusht 2025, u bë i famshëm në publik për shkak të një kallëzimi në polici për rrëmbimin e tij.

Për një periudhë kohore, Shima, ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) dhe firma e tij ka dalë në dhjetëra dokumenta tenderash që SPAK ka sekuestruar.

Por kujtojmë se ndaj tij Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka urdhëruar SPAK që të kryejë veprime hetimore mbi përgjegjësinë penale.

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Mirlinda Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, që në atë kohë ishte me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, që ka vite si e punësuar aty, është lidhje e tij.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Sipas Shimës, shumë praktika tenderuese në AKSHI janë “pilotuar” nga biznesmeni, Ermal Beqiri, duke përdorur një shumëllojshmëri kompanish.

“…interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, “Soft & Solution…”-ka treguar Daniel Shima. 


Gjithashtu, Shima u ka pohuar hetuesve se Ermal Beqiri, ka themeluar dhe dy kompani në fushën e IT në Turqi dhe në Francë.

Rezulton se Shima, është thirrur në SPAK në orët e pasdites së 18 dhjetorit 2025, fakt që është larg syrit të kureshtarëve dhe gazetarëve që qëndrojnë çdo ditë para SPAK. Kjo lëvizje taktike, me sa duket është kryer nga grupi i hetimit për të shmangur publikimin e prezencës së Shimës në SPAK.

Aq më tepër fiksimi i thirrjes së Shimës në SPAK, është përcaktuar në 18 Dhjetor 2025, kur të gjitha mediat dhe opinioni publike vëmëndjen e kishte tek fakti i mbarimit të mandatit 3 vjeçar në krye të SPAK të Altin Dumanit.

Por pikërisht atë ditë, kur të gjithë flisnin për emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, titullari në ikje, Altin Dumani, ka firmosur një ndër urdhrat e tij të fundit, duke futur zyrtarisht prezencën e tij në dosjen me Nr.20/1, që tashmë njihet në publik si dosja “AKSHI”.

Ekskluzivisht gazetari i Syrit, Elton Qyno, ka mësuar se përmes urdhrit Nr. 43335, datë 18 Dhjetor 2025 të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se është ngritur grupi hetimor, ku tashmë në përbërjen e këtij grupi janë prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Gjithashtu, njëherësh janë caktuar edhe gjashtë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të kryer veprime hetimore për llogari të procedimin Penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm 3 ditë, pasi SPAK kishte proceduar me caktimin e 8 masave të sigurisë “Arrest shtëpie”, “Arrest në burg” dhe “detyrim paraqitje” ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv/drejtueses së AKSHI-t, Hava Delibashi, dy biznesmenëve Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe personave të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këtë çështje.

Grupi i sapo formuar, po në datën 18 dhjetor 2025, ka thirrur në orët e pasdites, Daniel Shimës, për ta pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Në orën 15:00 të asaj dite, Daniel Shima është ulur përballë hetuesve dhe prokurorëve, duke filluar të dëshmojë rreth pyetje që i bënin hetuesit e BKH për aktivitetin e tij pranë AKSHI-t.

Si Ermal Beqiri emëronte të vetët në zyrat e AKSHI-t 

Daniel Shima, ka deklaruar se Mirlinda Karçanaj i ka bërë me dije se biznesmeni i “Horizon” dhe “Soft-Solution”, Ermal Beqiri, i kishte propozuar në kohë të ndryshme që të punësonte në AKSHI, persona të njohur të tij, duke identifikuar si të tillë Suela Ajo dhe Meri Manaj.

Ndër të tjera Shima ka treguar në SPAK se punësimet kanë ndodhur ndërkohë që ai ka qenë zv/drejtor, duke shpjeguar se, pavarësisht se procedura është kryer formalisht, emrat ishin vendosur paraprakisht nga Karçanaj dhe Beqiri, duke treguar se qëllimi ka qenë qartësisht që personat e njohur të Beqirit, të punësoheshin në AKSHI për arsye që të favorizonin interesat e subjektit të tij, në procedurat e prokurimit në AKSHI.

Ndërkohë lidhur me procedurën e prokurimit për shtimin e funksionaliteteve të menaxhimit dhe raportimit të incidenteve kibernetike, Daniel Shima, ka deklaruar në SPAK se Karçanaj, ia ka bërë me dije se në këtë procedure do të merrte pjesë, Ermal Beqiri, duke nënkuptuar se ajo kishte koordinuar me Ermal Beqirin, që ai të shpallej fitues.

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t ka shpjeguar se kjo është arsyeja që “Fastech” e biznesmenit Andis Papa, nuk ka paraqitur dokumentet e plota si konkurrent, pasi në të vërtetë rezulton se i plotëson kriteret, pasi ka fituar procedura prokurimi edhe në raste të tjera.

Shima ka treguar në SPAK, se e gjitha kjo është bërë që të favorizohet shoqëria e biznesmenit Ermal Beqirit, duke shtuar se dyshimet e tij janë se edhe shoqëria “ICOM” e biznesmenit Alban Kokalarit, është futur në garë fiktivisht, vetëm për të rritur fiktivisht pjesëmarrjen e operatorëve ekonomike. 

Igli Tafa, njeriu i afërt i Ermal Beqirit

Gjithashtu ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, që ka vite si e punësuar aty, është lidhje e tij.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Ish-zyrtari Daniel Shima ka treguar në SPAK edhe për dy procedurat e prokurimit "Mirëmbajtja e depove farmaceutike” dhe "Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtualë për autoritetin e Aviacionit Civil".

Sipas tij në eksperiencën shumë vjeçare brenda AKSHI-t, gjasat janë që kriteret të vihen për të skualifikuar dhe kualifikuar konkurentë të caktuar.
Shima ka treguar se gjasat janë që ato që shpalleshin fitues. Në bashkëpunim me Mirlinda Karçanaj, bashkërendonin dhe koordinonin së bashku për dokumentat.

“…tek procedura e prokurimit "Përmirësimi i sistemit E-Aktet”, Mirlinda Karçanaj, i ka thënë duke orientuar biznesmenin Ermal Beqiri për të fituar këtë procedurë prokurimi dhe se Beqiri do orientonte shoqërinë tjetër, “Fastech” të biznesmenit Andis Papa, për t'u futur në garë por me një ofertë më të lartë, që do të thotë se pjesëmarrja e kësaj shoqërie ka qenë fiktive. Duke u nisur nga eksperienca ime mendova Hava Delibashi, pasi është bërë zv/drejtoreshë e AKSHI-t, ka marrë dijeni për mënyrën se si funksionon skema…”-ka treguar Daniel Shima në SPAK.

Takimet e Ermal Beqirit me Mirlinda Karçanaj në zyrat e AKSHI-t dhe paracaktimi i tenderave

Ky i fundit më tej ka shpjeguar se ka njohje me Ermal Beqirin që nga koha kur ka punuar “IT” në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe se më tej kur merrte pjesë në procedurat e prokurimit në AKSHI, duke treguar se ai i tregonte se do të shpallej fitues në këto procedura, pasi orientimet i merrte nga Mirlinda Karçanaj paraprakisht.

Dhe në realitet ashtu ndodhte pasi zhvilloheshin procedurat e prokurimit, duke fituar biznesmeni Ermal Beqiri, përmes disa kompanive që ai konkuronte, duke renditur “Soft&Solution”, “Fastech” dhe “Horizon”.

Daniel Shima, në dëshminë e tij ka treguar në SPAK se biznesmeni Ermal Beqiri, e takonte Mirlinda Karçanaj në zyrën e saj në AKSHI, duke shtuar se Karçanaj i ka pohuar atij paracaktimin e fituesit të prokurimit.

Konkretisht Daniel Shima, ka treguar se paracaktimet e tenderave për Ermal Beqirin janë kryer në disa praktika por ai kujton njëri prej këtyre rasteve që sipas tij është prokurimi "Përmirësimi i sistemit të ASHK", procedurë të cilën e fitoi Ermal Beqiri, përmes shoqërisë “Fastech”.

Shima, u ka pohuar hetuesve se kjo kontratë është ndjekur nga Suela Ago, por nuk e dinte saktësisht dhe dyshonte nëse nëse ky tender është realizuar plotësisht.

Më tej Shima ka pohuar se dhe në procedurën e prokurimit "AKCESK" të vitit 2024 mendon se përfituesi është Ermal Beqiri dhe jo subjekti “First” që administrohet nga Gëzim Hoxha.

Ndër të tjera Daniel Shima, ka treguar se interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, “Soft & Solution”./Syri.net

igli tafa ermal beqiri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje