11 Prill 2026, 08:04
Nga I.A

Një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vitet e fundit ka qenë sektori i pasurive të paluajtshme. Kërkesa e lidhur sidomos me turizmin ka sjellë shtim të investimeve në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, duke i dhënë hov një cikli të ri të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme.
Rritja e çmimeve në vetvete u bë një lloj katalizatori, duke forcuar perceptimin se pronat janë një investim i mirë. Një rol të rëndësishëm në këtë cikël ka pasur padyshim edhe kredia bankare për prona, që në vitet e fundit ka arritur vlera rekord.
Kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi në 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 64.4 miliardë lekësh, ose rreth 658 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar. Kredia e re për shtëpi u rrit me 17.3% krahasuar me vitin 2024.
Rritja e kredisë së re ishte edhe më e lartë në raport me rritjen prej 13% të vitit të mëparshëm.
Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2025 arriti në 243.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 16.7%. Ritmet e rritjes të portofolit të kredisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 15.5% të vitit të mëparshëm.
Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi ka shënuar rritje të fortë në vitet pas pandemisë.
Në periudhën kohore 2021-2025, sektori bankar ka dhënë rreth 254 miliardë lekë kredi të reja për blerjen e banesave nga familjet shqiptare. Kjo shumë është 115% më e lartë krahasuar me pesëvjeçarin e mëparshëm, 2016-2020 (pa llogaritur efektin statistikor të kursit mbi kredinë në valutë, në mungesë të të cilit rritja do të kishte qenë edhe më e lartë).
Rritja e mbështetjes e sektorit bankar me kredi duket se është një faktor që ka pasur peshë të konsiderueshme në kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe në rritjen e çmimit të pronave pas pandemisë.
Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.
Një frenim i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme do të kishte padyshim efekte mbi kërkesën për blerjen e pronave.
Ndërkohë, një situatë globalisht inflacioniste mund të frenojë edhe kërkesën nga blerësit e huaj ose në përgjithësi jorezidentë, që në vitet e fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri./Monitor.al
inflacioni tregu i banesave
Aktualitet
11 Prill 2026, 07:39
TIRANË– Shqipëria do të mbizotërohet sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndruesh...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:49
D.S
Vetëm dy centë kanë ndryshuar çmimet maksimale për shitje të naftës në Kosovë më 10 prill, në krahasi...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:50
E.d
Foto ilustruse
Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një t&...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:46
E.d
Foto ilustruse
Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një r...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Raporti i Gallup për vitin 2025, ka bërë me dije se 39% e shqiptarëve vuajnë nga stresi i pun&eum...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:12
D.S
Florind Rama
ITALI- Në Pereira të Kolumbisë, është arrestuar shqiptari Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu. ...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:15
E.d
Foto ilustruse
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vje&cce...
Aktualitet
10 Prill 2026, 22:02
E.d
Eric Adams
SHBA- Gazeta amerikane, New York Post i ka kushtuar një artikull marres së shtetësisë shqiptare nga ish-krye...
Aktualitet
10 Prill 2026, 21:55
E.d
Turjan Hysko
Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Aktualitet
10 Prill 2026, 21:54
E.d
Foto ilustruse
Mirëmbrëma.
Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&eu...