LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të drogës! Sekuestrohen armë dhe 41 kg kanabis sativa, arrestohet katër persona (EMRAT)

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ranë, Arben Guçe, Elion Qeva , Fran Pjetra dhe Mark Muraca.

12 Shkurt 2026, 08:34 Nga D.S
VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të drogës! Sekuestrohen armë dhe
Droga e sekuestruar

ELBASAN-  Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal që shisnin lëndë narkotike në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ranë, Arben Guçe, Elion Qeva , Fran Pjetra dhe Mark Muraca.

Sipas njoftimit zyrtar, Mark Muraca dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, Arben Guçe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë. Gjithashtu u sekuestruan 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug. Finalizohet pas disa javësh hetime operacioni policor i koduar “Jug & Veri”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve. Gjithashtu, vihet në pranga një tjetër bashkëpunëtor, i cili ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, njëri nga drejtuesit e automjetit (i arrestuar), ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disa javor me metoda speciale hetimi, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. G., 31 vjeç,
E. Q., 29 vjeç,
F. P., 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur ndalimi me iniciativë i shtetasit: M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij shtetasit F. P., me qëllim transportimin e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Nga kontrolli në automjetin me drejtues shtetasin A. G. dhe pasagjer shtetasin E. Q., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me 32 fishekë luftarakë, e cila dyshohet se do të trafikohej.

Ndërsa në automjetin tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin F. P., u gjet dhe u sekuestrua 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim trafikimin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Shtetasi F. P. dyshohet se ka transportuar lëndën narkotike nga Shkodra drejt Elbasanit, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./Dosja.al

elbasan goditet grupi i trafikut të drogës sekuestrohen armë dhe 41 kg kanabis sativa arrestohet katër persona

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë