Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Blutë bëjnë me dije, se gjatë kontrolleve janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

KAVAJË- Policia ka goditur një grup kriminal, duke çuar në pranga nëntë persona që akuzohen se shisnin drogë afër shkollave të qytetit dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije, se gjatë kontrolleve janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Arrestohen 9 shtetas, shpallen në kërkim 3. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning 4”.
Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me një grup shtetasish që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, si dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 9 nga 12 shtetasit të cilët akuzohen nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Konkretisht, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 9 shtetas të moshave 20 - 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë të akuzuar, banues në Kavajë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore./Dosja.al
BARCELONË- Një shqiptar i rrezikshëm është arrestuar në Barcelonë. 29-vjeçari kërkohje nga Franca për traf...
foto ilustruese DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Re...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë ‘arr...
DURRËS- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit, ku është shkëputur një pjesë e fa...
MAQEDONI E VERIUT- Studentët nga Tirana që udhëtuan për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup ...
Gentian Likaj TIRANË- Biznesmeni Gentian Likaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihet edhe n&...
VLORË- Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në burgun e Vlorës, ku është evidentuar një rast i posedimit të sen...
foto ilustruese THUMANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë-La&...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pr...
Prokuroria e Sarandës SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e oficerit të policisë gjyqë...