Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Bëhet me dije se, i dyshuari, banues në Krujë, akuzohet se organizonte transportimin e paligjshëm të emigrantëve egjiptianë drejt vendeve të BE-së, duke i zhvendosur ata një e nga një për të shmangur kontrollet.

TIRANË-Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Organizatori”, duke arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar egjiptian në afërsi të Rinasit.
Bëhet me dije se, i dyshuari, banues në Krujë, akuzohet se organizonte transportimin e paligjshëm të emigrantëve egjiptianë drejt vendeve të BE-së, duke i zhvendosur ata një e nga një për të shmangur kontrollet.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar celularin e të arrestuarit, i cili pritet të zbardhë detaje të tjera mbi veprimtarinë kriminale.
Njoftimi i Policisë:
"Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Organizatori”./ Vihet në pranga një shtetas egjiptian, banues në Krujë, që dyshohet se organizonte në vendin tonë, transportimin e emigrantëve (kryesisht egjiptianë) që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë me destinacion një nga vendet e BE-së.
Për të shmangur kontrollet e Policisë ky shtetas i transportonte një e nga një shtetasit e huaj kryesisht egjiptianë. 34-vjeçari egjiptian u arrestua në flagrancë, në autostradë, në afërsi të Rinasit, duke transportuar drejt Shkodrës, 1 shtetas egjiptian.
Sekuestrohet celulari i të arrestuarit. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas të përfshirë në organizimin e transportimin kundrejt pagesave, të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufinjtë në kundërshtim me ligjin, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë mundësoi arrestimin në flagrancë, në autostradë, në afërsi të Rinasit, të autorit të dyshuar, shtetasit egjiptian, A. H., 34 vjeç, banues në Krujë, teksa transportonte drejt Shodrës, një shtetas egjiptian.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 34-vjeçari ishte organizator i dhënies ndihmë, shtetasve të huaj, kryesisht nga Egjipti, për kalim të kundërligjshëm të kufijve. Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
Thimjo (Sandri) Rubati SARANDË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Saran...
Thimjo Rubati SARANDË- Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armato...
KOSOVË- Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Priz...
KORÇË– Policia e Korçës ka finalizuar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku nj...
TIRANË- Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipë...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....
Foto ilustruese Dashi Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni një valë të re pasioni dhe afërsie që mund t&eum...
Thimjo Rubati SARANDA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë, ku një person është q...
Foto ilustruse KORÇA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuata më parë në qytetin e Korçës, ku nj&e...
Foto ilustruse Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është...