8 Shkurt 2025, 11:30
Nga E. D
fotot ilustruese
LUSHNJE- Një 25 vjeçar, është arrestuar në Lushnje, pasi plagosi me thikë një person. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Xhevdet Nepravishta", në Lushnjë. Policia ka vënë në pranga autorin Erbion Çrraga, 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.
Njoftimi i Policsë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Erbion Çrraga, 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
policia
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 11:18
foto nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Bëhet e ditur se mjeti tip benz me drejtu...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 10:23
N.F
TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij k...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 10:06
N.F
Kevin Hajrulla
TIRANË- Kevin Hajrulla i cili mbeti i plagosur në fund të dhjetorit të vitit 2024 në një atentat në ...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:50
N.F
Foto
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e djeshme me thikë të 29-vjeçarit, Kostika Ruko...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:30
N.F
Shqiptari
GREQI- Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 20...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:39
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Në zgjedhjet parlamentare garojnë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 09:21
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësit...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 08:51
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeto...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 08:45
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar ditën e sotme për një protestë në orën 17:00. Në l...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 07:50
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- “Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çd...