16 Korrik 2024, 13:50
Nga S.B
Amarildo Pajtoni
KAVAJË- Policia ka dalë me një informacion sqarues lidhur me aksidentin e ndodhur më datë 26 qershor në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”. Sipas njoftimit motomjeti i 27-vjeçarit Amarildo Pajtoni goditi nga pas automjetin me drejtues 38-vjeçarin nga kosova J.S.
Pasi këtij të fundit iu bë testi i alkoolit, shoferi rezultoi negativ. 38-vjeçari është proceduar i lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Bëhet me dije se për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës drejtuesi i motomjetit.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion sqarues
Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:
Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.
Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.
amarildo pajtoni aksident
Aktualitet
16 Korrik 2024, 13:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka marrë masa për shkurtimin e orareve të punës në administratë pas temperaturave të...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 13:15
S.B
Rigels Kaso
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë lidhur me rastin e dhunës brutale ndaj 42-vjeçarit Rigels Kaso në Ti...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 13:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht lidhur me hetimet për Inceneratorin e Tiranës. Në njoftimin e...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:52
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet në Durrës autori i një rasti zjarrvënieje. Mësohet se 71-vjeçari N.Z, ndezi zj...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:54
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tregu i punës shfaqi kërkesë të lartë për punonjës dy vitet e fundit, por ende një e k...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:49
r.ll
pamje nga aksioni
KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë shkulur kangjellat dhe janë futur me forcë brenda banesë së Edmond Nas...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:34
r.ll
fqinji
KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë mbërritur në lagjen nr.15 në Korç dhe kanë nisur negociatat për dor&e...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:31
S.B
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Procedohet penalisht i riu në Gjirokastër. Mësohet se 20-vjeçarit P.Dh i është gjetu...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:28
S.B
foto ilustruese
MEMALIAJ- Gjendet i pajetë nga familjarët trupi i një 66-vjeçari në Memaliaj. Mësohet se trupi i pajet...
Aktualitet
16 Korrik 2024, 12:27
Elvin Luku
komisioni parlamentar
TIRANË- Pasi dështoi tentativa për të miratuar “paketën antishpifje” e prezantuar në publik...