Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria lëshoi 7 masa ‘arrest me burg’ 5 prej tyre të ekzekutuara, ndërkohë në kërkim janë shpallur në kërkim: Xhoni Hitaj dhe Marsel Lami.

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë sot me një reagim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar dje ndaj Call Center-ave që mashtronin qytetarët e huaj. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria lëshoi 7 masa ‘arrest me burg’ 5 prej tyre janë të ekzekutuara, ndërsa në kërkim janë shpallur, Xhoni Hitaj dhe Marsel Lami.
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër person, i cili është gjetur në zyrat e Call Center. Gjatë operacionit u sekuestruan 443 kompjuterë; 238 telefona celularë; 6 laptopë; pajisje të tjera si HDD, DVR etj dhe një shumë e konsiderueshme monetare prej 891,735 euro.
Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghost Call”, në kuadër të goditjes së veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Ky operacion është rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat e hetimit të krimit kibernetik, i cili ka zgjatur rreth 2 vite. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave të krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, duke çuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjykata e Tiranës vendosi lejimin e kontrollit të ambienteve ku ushtronin aktivitetin subjektet, si dhe kontrollin e banesave të 9 shtetasve të dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e këtyre subjekteve, u konstatuan operatorë të ndryshëm duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm, çka mundësoi dokumentimin e menjëhershëm të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u caktuan masat e sigurimit si më poshtë:
* “Arrest me burg” për 7 shtetas, konkretisht për shtetasit E.D. I datëlindjes 24.10.1978; M.H. i datëlindjes 14.07.2002; T.A. i datëlindjes 19.06.2003; L.T. i datëlindjes 28.08.1993 dhe Xh.M. i datëlindjes 05.12.1997, për të cilët u bë ekzekutimi i masave të arrestit. Ndrsa për shtetasit Xh. H. i datëlindjes 10.06.1995 dhe M.L. i datëlindjes 04.12.1997, u bë shpallja në kërkim.
* “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, ku masa u ekzekutua për shtetasen A.V., datëlindja 29.12.1993.
Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, shtetasit:
* K.B. i datëlindjes 06.04.1988;
* E.H. i datëlindjes 17.11.2000;
* B.B. i datëlindjes 02.10.2001;
* K.D. i datëlindjes 15.12.2001;
* E.T. i datëlindjes 04.08.1994.
Si dhe u bë shpallja në kërkim edhe për shtetasin D.J., i datëlindjes 02.08.2002.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas u identifikuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve.
Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, të cilët ishin pjesëmarrës gjatë operacionit.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, konkretisht:
* 443 kompjuterë;
* 238 telefona celularë;
* 6 laptopë;
si dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik./Dosja.al
TIRANË- Një punonjëse e Bashkisë Elbasan ka bërë një denoncim lidhur me pjesëmarrjen në aktivitetin e S...
pamjet TIRANË- Shqiptarë nga 38 vende të botës u mblodhën sot në Tiranë në edicionin e katërt të Sam...
Foto ilustruse POGRADEC- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar në qytetin e Pogradecit. I arrestuari është&...
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë se nga nesër do të redu...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Eduart Afmatajn, i akuzuar për vrasje...
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për nisjen e pr...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), njoftoi të martën se e ka gjobitur Kompanisë ...
Afrim Gashi TIRAN- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi deklaroi se, autoritetet po punojnë dhe shumë shpejt ...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për shtetasin Isuf Hasa. Ai u shpall f...
Jurgen Neza, Kevin Neza, Florian Sula dhe Hysen Neza TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja ditën e dj...