LIVE UPDATES
Aktualitet

"Goditje e re" ndaj marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë, Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes mjekësor në Gjadër

Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali

3 Gusht 2025, 14:14 Nga Alessia Candito
"Goditje e re" ndaj marrëveshjes për emigrantët me
qendra ne gjader

ITALI- Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit".

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi".

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./La Repubblica

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit