6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ministritë e Brendshme të dy vendeve arritën marrëveshje vitin e kaluar për kontrolle të përbashkëta kufitare, e cila u përurua të shtunën në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
KOSOVË- Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, në përpjekje për ta lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve mes dy vendeve fqinje duke hequr kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë.
Ministritë e Brendshme të dy vendeve arritën marrëveshje vitin e kaluar për kontrolle të përbashkëta kufitare, e cila u përurua të shtunën në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Pika kufitare në Bllacë është përballur me kolona të gjata në të dy anët e kufirit.
Por, nga tani, për udhëtarët nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas do të ketë vetëm një ndalesë dhe një kontroll kufitar, në vend të dy.
Kosova i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.
Kryeministri Kurti tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.
“Pritjet e tyre në anët e kufirit do të kufizohen dhe do t’i kontribuojë rritjes ekonomike të vendeve tona, si dhe shkëmbimit tregtar”, tha Kurti.
Mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, sipas Kurtit.
“Kjo shifër dëshmon për lidhjet me njerëzve tanë por edhe nevojën për lëvizje të lrië dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mallrave. Gëzohemi që nga tani policët tanë do të punojnë krah për krah njëri-tjetrit”, tha ai.
Qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.
Kryeministri maqedonas Mickoski tha se hapja e pikëkalimit të përbashkët mes Kosovës dhe vendit të tij është e bashkëpunimit të mirë fqinjësor.
“Sot dëshmojmë këtu se kufiri nuk duhet të jetë mur, por kufiri mund dhe duhet të jetë ura jonë e përbashkët, urë e cila i lidh njerëzit, idetë dhe mundësitë. Ky kufi deri sot ishte një lloj pengesë, por nga sot bëhet simbol i modernitetit, integrimit dhe maturisë rajonale”, tha ai./REL
foto ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet se ka qëlluar me arm&eu...
Ramiz Berisha ZVICËR- Një krim ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. Mësohet se një 42-vje&cce...
Natasha Rombulan BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar pesë vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun, gjyshja dhe bab...
Arrestimet KROACI- Katër organizata kriminale janë çmontuar në Kroaci, për shkak të zbërthimit të SKY ECC. M...
foto ilustruese LEZHË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë. B&eum...
Nihat Ozbek TIRANË- Turku Nihat Ozbek, i cili u arrestua në Rinas nën dyshime si drejtues i një organizate të trafikut të her...
KOSOVË- Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin e pozitës ndërkomb&eum...
Vasenka Rangu Leka ITALI- Një investigim i publikuar nga Reporter.al, ka zbuluar se fushata elektorale e kryeministrit Edi Rama për dispor&e...
Uji i ndotur TIRANË- Krimi Ekonomik ka zbarkuar në terren, pas denoncimeve të shumta për shkak të ndotjes së ujit në...
Pamjet TIRANË- Një situatë e rëndë ka ndodhur ditët e fundit në Tiranë, ku në banesat e qytetarëve ka pas...