Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Faza e parë e punimeve për portin llogaritet në 1220 ditë apo rreth 3.5 vite. Ndërtimi i portit do të shtrihet në disa faza dhe në këtë fazë të parë sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën janë parashikuar një sërë punimesh.
DURRËS- Autoriteti Portual Durrës celi këtë të martë procedurën që ka në objekt ndërtimin e “Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I” me një fond limit 39.3 miliardë lekë apo rreth 390 milionë euro.
Faza e parë e punimeve për portin llogaritet në 1220 ditë apo rreth 3.5 vite. Ndërtimi i portit do të shtrihet në disa faza dhe në këtë fazë të parë sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën janë parashikuar një sërë punimesh.
Fusha e punës për kontratën përfshin:
* Kanalet e afrimit, portin e jashtëm duke përfshirë zonën e kthimit/manovrimit të anijeve dhe pellgun e portit lindor. Ndarësin me ujin në pjesën veriore.
* Rehabilitimi dhe zgjerimi i ndarësit ujor jugor
* Shpatet e rikuperuara rreth basenit të portit lindor
* Mbushja e tokës për zhvillimin e terminalit duke përdorur materiale të përshtatshme mbushëse së bashku me punimet e përmirësimit të tokës që përfshijnë kolona guri dhe ngarkim paraprak
* Ndihmë për navigimin
* Ndërtesat (ndërtesa e administratës dhe ndërtesat e zonës para portës)
* Drenazhimi i ujërave të stuhive, furnizimi me ujë të pijshëm dhe furnizimi me ujë kundër zjarrit së bashku me stacionet e depozitimit dhe pompimit përkatës, furnizimi në tension të mesëm të ndërtesave, ndriçimi i rrugëve dhe rrethimit, lidhja me një nënstacion kryesor që do të ndërtohet nga të tjerët, komunikimet e të dhënave dhe atyre zanore, rrethimi dhe porta kryesore së bashku me sigurinë përkatëze.
Porti i Durrësit me fonde buxhetore dhe PPP
Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual në Durrës, ka zgjedhur modelin C2.
Ky model parashikon një port që zhvillohet në breg dhe jo variantin C1 që parashikon zhvillimin në det.
Në fund të vitit 2022 gjatë prezantimit të projektit u nënvizua se projekti ka një kosto të konsoderueshme ndaj do të kërkojë angazhimin e fondeve buxhetore, fondeve të Autoritetit Portual, grante por edhe sektorin privat duke lënë kështu të hapur mundësinë e PPP.
Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.
Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV në atë kohë u nenvizua se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij. Ndërkohë sipas një kontrate ndërto dhe financo edhe operatorët e sektorit privat do të duhet të sigurojnë një shumë jo të vogël.
Projekti i Durrës Marina & Yachts
Në dhjetor 2020, një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara kaloi në Kuvend për të marrë miratimin.
Në fokus të saj ishin tre pika: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil dhe investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit.
Viti 2021 do të niste me lajmet e bujshme sesi kompania më e madhe që transformoi Dubain, EMAAR, do të zbatonte projektin e Durrësit.
Delegacione të qeverisë në Dubai dhe anasjelltas nuk munguan, duke i dhënë zë projektit që do të zbatohet në Shqipëri, ashtu sikurse nuk munguan edhe daljet e Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall.
Në vitin 2022 kompania zhvilluese nisi shitjen e apartamenteve në ajër që është shtrirë në disa faza godinë pas godine sikurse është parashikuar në projekt. Gjatë 2024 u njoftua hapja tjetër e shitjeve më 8 Mars përmes prenotimeve për apartamentet në rezidencën “ParkView”.
Konkretisht bëhet fjalë për godinën e 7 të projektit e pozicionuar në rreshtin e dytë të ndërtimeve. Në brendësi të rezidencës parashikohen të ndërtohen 233 apartamente me 1, 2 ose 3 dhoma gjumi./ Monitor
Aurel Zerka TIRANË- Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka në provat që ka siguruar SPAK, për ti komunikuar aku...
foto ilustruese LUSHNJË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se A.A 44 vje&...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend p&e...
seanca ELBASAN- Në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca ku Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 2...
pamje nga ngjarja DURRËS- Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënie të qëllimshme...
pasojat e tritolit SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve ...
foto ilustruese THUMANË-Një protestë është zhvilluar ditën e djeshme në segmentin e ri të autostradës Thu...
Foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona jan vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pë...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ditën e sotme ka dalë me një njoftim në lidhje me një vendim ...
zjarri ne gjirokaster GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfik&e...