13 Qershor 2022, 14:32
Nga DOSJA
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon reflektim nga ana e Dhomës së Avokatisë, e cila ka marrë vendimin për bojkot të seancave gjyqësore për shkak të hartës së re gjyqësore. Manja deklaron se janë marrë në konsideratë disa nga sygjerimet e avokatëve e se pret reflektim nga ana e tyre për të vazhduar normalisht punën.
“Avokatët janë grup interesi i rëndësishëm që garantojnë mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe si të tillë janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimit publik. Janë marrë në konsideratë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizimi gjyqësor është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë. Harta e re gjyqësore, referuar standardeve evropiane, zbatimit të ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi dhe gjendjes së sistemit të drejtësisë, krijon balancën e duhur mes aksesit të qytetarëve te drejtësia dhe efiçencës së sistemit gjyqësor. Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi. Bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt, as sistemit të drejtësisë, as avokatëve dhe aq më pak interesave të qytetarëve që mbrohen prej tyre. Si njerëz të ligjit, unë besoj se avokatët do të reflektojnë në vendimin e tyre pasi zbatimi i ligjit është emëruesi i përbashkët i yni dhe që i shërben drejtësisë dhe interesit publik”, deklaroi Manja për ATSH.
Nga nesër avokatët do të futen në grevë. Kreu i dhomës së avokatisë, Maks Haxhia deklaroi se avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, që sipas tij është fyese për to.
Me hartën e re gjyqësore, reformën më të thellë të reduktimit të gjykatave e pësojnë gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm që mbyllen të gjitha dhe mblidhen të gjitha në një gjykatë apelit me seli në Tiranë. Shkrihen 4 gjykata Administrative dhe ngelen vetëm dy, një në Lushnje dhe një në Tiranë. Gjykata të Shkallës së Parë mbeten vetëm 13. Si pasojë e rishpërndarjes shkrihen gjykatat e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjes, Pogradecit, Përmetit. Përpara se të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave ky vendim i KLGJ, pritet ti kalohet KLP-së, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Financave
harta e re gjyqesore ulsi manja
Aktualitet
13 Qershor 2022, 14:21
k.m.
Foto ilustruese
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë p&...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 14:06
A.B
Sherif Mukaj
TIRANË- Trafiku i lëndëve narkotike mbetet pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për vrasjen e 29-vje&...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:49
A.B
TIRANË- Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të ndërmarrë heti...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:48
k.m.
Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja nga atentati me eksploziv ku mbeti i vrarë Ale...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:47
k.m.
Foto ilustruese
Një nga këto zona është dhe fshati Kupas i njësisë administrative Hysgjokaj të Bashkisë Lushnje. Di...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:06
d.d
Lajda Porja
TIRANË-Sinoptikania Lajda Porja, ka njoftuar se tashmë ndodhemi në kushtet e një klime si në pranverë, ku lag&eum...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:39
A.B
Halla
TIRANË- Sherif Mukaj është identifikuar nga byrzylyku me shkronjën E dhe nga xhupi. Kështu deklaroi halla e të riut q&e...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:45
k.m.
Foto ilustruese
Bllokimi i numrit të llogarisë së bankës nga kompanitë mikrofinanciare dhe disa zyra përmbarimore, ësht&...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:43
k.m.
Aleksandër Sadikaj
Thirrja e vdekjes ishte një telefonatë që përçoi rrymë e mandej solli shpërthimin e eksploziv...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 13:07
A.B
TIRANË- 'S'mban më ujë pilafi'- është motoja e protestës së planifikuar për ditën e mërkurë nga qytetar...