19 Shtator 2022, 10:21
Nga d.a e.k
busti i mbretereshes Elizabeth
HAS- Ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, e cila mbretëroi për 70 vite në krye të Mbretërisë së Bashkuar. Vdekja e saj ka prekur jo vetëm të gjithë britanikët por edhe shqiptarët, kryesisht qytetet e veriut, pasi shumë prej tyre emigrojnë në Britani.
Pikërisht sot në lamtumirën e mbretëreshës në qendër të qyteti verior të Kukësit është vendosur një bust i saj para Pallatit të Kulturës, teksa mbetet mister se kush është autori i kësaj vepre. Bashkia e qytetit njoftoi se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori dhe porositësi i këtij busti i cili në fakt është i përbërë prej kartoni.
Për këtë ka reaguar dhe kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili ka bërë një denoncim në Polici lidhur me këtë rast të cilin e ka cilësuar si një fyerja ndaj qytetit. Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Policia dhe ka hequr bustin nga zona para Pallatit të Kulturës duke e sekuestruar.
Ndërkohë që edhe qyteti verior i Hasit është tronditur nga vdekja e mbretëreshës, ku ditën e vdekjes Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet. Në një intervistë të dhënë gjatë kësaj vere për gazetarët e DailyMail, kryebashkiaku Liman Morina tha se kishin planifikuar vendosjen e bustit të monarkes britanike në qytetin e Hasit. Pritet që busti të ndërtohet me paratë e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
liman morina vdes mbreteresha elisabeth ii safet gjici
Aktualitet
19 Shtator 2022, 10:23
A.B
Vendi i ngjarjes
SHKODËR- Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por babai i viktimës deklaron për policin&eum...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 10:18
k.m.
Pamje nga aksioni anti-drogë në Peru
LIMA- Dy europianë, dy organizata ndërkombëtare të drogës po funksionojnë n&eu...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 10:17
A.B
Policia
GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar vendosi që t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë me lartësi 10 met...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 09:50
k.m.
Astmer Bilali, Erjon Xhenje dhe Endri Mustafa
SHKODËR- Erjon Xhenjen, i cili u vra dje në Shkodër dhe Endri Mustafën, i bashkon një...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 10:03
A.B
Momenti kur Suli futet ne SPAK
TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur ditën e sotme në Strukturën e Pos...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 09:58
A.B
Zyra
VLORË- Vijon ende bllokimi i zyrave ALEAT. Në Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan, zyrat e ALEAT kanë mbetur pa...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 09:48
A.B
Vendi i ngjarjes
SHKODËR- Autorët të cilët ekzekutuan me armë zjarri Erjon Xhenjen në Shkodër, ishin të maskuar e t...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 09:46
k.m.
Sehar Xhenja
SHKODËR- Erjon Xhenje, 19-vjeçari që mbeti i vrarë është i afërm i Shkëlzen dhe Sehar Xhenj&eum...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 09:37
A.B
Policia
TIRANË-Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ky person, ishte i shpallur në...
Aktualitet
19 Shtator 2022, 09:34
A.B
Policia
KORÇË-Romeo Berberi ka dëshmuar në Polici se nuk e njeh personin që e plagosi me armë zjarri në këmbë...