28 Qershor 2022, 15:49
Nga k.m.
Safet Gjici
KUKËS- Analizat e ujit në Kukës janë publikuar dhe rezulton se nuk kanë përmbajtje bakteriologjike. Gjë që përjashton pistën se helmimi masiv në këtë qytet ka ndodhur për shkak të ujit të pijshëm. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Instituti i Shëndetit Publike, uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.
“Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka patur helmim të qytetarëve nga uji. Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër,”- tha Gjici.
Sipas kryebashkiakut të Kukësit, deklaratat për helmimin kanë qenë trillim i disa politikanëve dhe se do të padisë të gjithë shpifësit, duke drejtuar gishtin nga Partia Demokratike.
Një ditë më parë, Gjiçi deklaroi se uji në lagjen Muja të Shtiqnit ishte përzier me ujin vaditës, por duket se ka ndërruar version, duke nisur nga deklaratat e mjekëve se rreth 50 pacientë u paraqitën në spital me simptoma helmimi dhe shqetësimin e qytetarëve për ndotjen e ujit, Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet.
safet gjici kukes helmim masiv ne kukes
Aktualitet
28 Qershor 2022, 15:47
k.m.
Foto ilustruese
POGRADEC- Një 56-vjeçar, i identifikuar me iniciale A. K., kishte shkuar në Maqedoninë e Veriut për të marr...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 15:40
k.m.
Klaudia Xhaferaj
BERAT- Kur ka kaluar një ditë nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën nënë e bir, të cilët u mbyt&...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 15:22
F.M
Aksident
GJIROKASTËR- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se një maki...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 15:30
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nga sot, qytetarët do të blejnë naftën dhe gazin me çmime të tjera. Bordi i Transparenc&e...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 15:19
k.m.
Foto ilustruese
Më 8 qershor, në një takim të nismës Ballkani i Hapur në Ohër, Maqedoni e Veriut, kryeministri shqiptar ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 15:01
A.B
Korfuz
TIRANË- I moshuari polak i cili vuri në alarm të dy policitë në Sarandë, të Rendit dhe atë Kufitare, pa...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 14:59
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Një kamera ka filmuar të gjitha ngjarjen katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, ku mbe...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 14:41
d..a
Viktima dhe 2 autoret
GREQI- Nëna e 42-vjeçarit, i rrahur për vdekje nga dy 24-vjeçarë shqiptar në Rafinë, k&eu...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 14:00
A.B
Artan Hoxha dhe Ahmed Aboutaleb
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb është kërcënuar në ...
Aktualitet
28 Qershor 2022, 13:49
A.B
Punonjesi
VLORË- Arjan Agalliu është njerrë nga gremina në të cilën kishte rënë në malin e Çik&eum...