10 Dhjetor 2024, 13:33
Nga M.B
Holta Zaçaj
TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka deklaruar se nuk do të largohet dhe do të qëndrojë deri në fund të vitit 2025. Në një deklaratë për mediat ajo thotë se duke marrë parasysh rëndësinë e parimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, marrë shkas nga ky rast por edhe, eventualisht, për të paraprirë situata të ngjashme në të ardhmen, ka konsideruar t'i drejtohet menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.
Po ashtu Zaçja thotë se garanton opinion publik se, në cilësinë si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, do të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të vënë në lëvizje Gjykatën në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, ashtu si edhe kërkesa për amicus curiae, do të bëhet publik. Ajo shton se kërkon nga çdo organ tjetër që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve kushtetues, si dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese në ushtrimin e kompetencës për deklarimin e mbarimit të mandatit të këtyre gjyqtarëve.
Njoftimi për median:
Duke marrë shkas nga disa artikuj në media në lidhje me deklarimin e përfundimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, në konsideratë të përgjegjësive që më njeh ligji si Kryetare, për paraqitjen e kërkesës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në vlerësimin tim, situata në lidhje me kohëzgjatjen e këtij mandati paraqitet si vijon:
Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.
Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3, i Kushtetutës, i cili parashikon se, me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.
Mbi bazën e kësaj dispozite kushtetuese edhe Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr. 2, datë 16.01.2023 ka deklaruar: “Zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025.”.
Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.
Data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues.
Edhe në praktikën institucionale nuk rezulton të jetë zbatuar një rregull i tillë në përcaktimin e datës së përfundimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve kushtetues.
Për rrjedhojë, data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese.
Pavarësisht sa më sipër, duke marrë parasysh rëndësinë e parimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, marrë shkas nga ky rast por edhe, eventualisht, për të paraprirë situata të ngjashme në të ardhmen, kam konsideruar t`i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.
Dëshiroj të garantoj opinion publik se, në cilësinë time si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, do të ushtroj përgjegjësitë e mia për të vënë në lëvizje Gjykatën në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, ashtu si edhe kërkesa për amicus curiae, do të bëhet publik.
Gjej rastin të sjell në vëmendje dhe të kërkoj nga çdo organ tjetër që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve kushtetues, si dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese në ushtrimin e kompetencës për deklarimin e mbarimit të mandatit të këtyre gjyqtarëve.
Ashtu siç është theksuar edhe në jurisprudencën kushtetuese: “Garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet. Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e një mandati të dhënë (jo të fituar nëpërmjet votës së zgjedhësve aktivë), parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë”. (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 24, datë 09.06.2011, paragrafi 31).
holta zaçaj
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 13:07
M.B
Foto ilustruese
KURBIN- 43-vjeçari Gentian Diva me precedentë të mëparshëm të thekuar, i cili terrorizoi qytetarë...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 12:57
M.B
Viktima dhe autori
TIRANA- Një familjare e afërt e Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në mënyr&eu...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 12:49
M.B
Viktima dhe autori
TIRANA- Babai i Alba Cenkos, 32-vjeçares së vrarë në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj dis...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 12:38
ZH.LL
TIRANË- Nuredin Dumani ka dëshmuar sot në GJKKO mes tensioneve të ngritura nga ish-bashkëpunëtor të tij.
Seanca e sotme &e...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 12:47
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipa...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 12:25
ZH.LL
Dumani
TIRANË- Dëshmia e Nuredin Dumanit ka shkaktuar tensione në sallën e GJKKO-së, teksa ai ka treguar episode të ngjarjeve...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 11:59
ZH.LL
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të identifikuar, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, teksa vijon hetimet për...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 11:40
ZH.LL
foto ilustruese
ELBASAN- Një 44-vjeçr ka rënë në prangat e policisë në Elbasan. Në kuadër të një o...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 11:27
ZH.LL
dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në GJKKO për megaporcesin e njohur si “Plumbi i...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 11:08
ZH.LL
Dumani
TIRANË- Seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit "Plumbi i Artë", ku po dëshmon i penduari i drejtësi...