Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.
Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.
Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.
Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.
Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.
Në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona - shumica prej të cilëve shqiptarë./REL
Foto nga vendi i ngjarjes ITALIA- Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin Tolentino, në provincën e M...
foto ilustruese TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryqëzi...
foto ilustruese DHËRMI- Dy të rinj në Dhërmi janë vënë në pranga nga policia, pasi u janë gjetur lënd&eu...
Florina Cani TIRANË- Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, është shprehur se askush nga shkolla nuk i ka kontaktuar...
Foto ilustruese TIRANA- Është shtyrë seanca në gjyqin për personat e tjerë e akuzuar për dosjen “Metamorfoza&...
foto ilustruese SARANDË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi po transportonte emigrantë të...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë&nb...
Pamje nga vendi i ngjarjes LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Balldre n&...
Foto ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka pezulluar nga detyra 2 punonjës policie në Elbasan. Në njoftim bëhet me...
Foto ilustruese LEZHA- Topografi 83-vjeçar Luigj Paloka i dënuar me 5 vite burgim nga Apeli i GJKKO ka rënë në prangat e po...