6 Mars 2025, 11:12
Nga M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 45-vjeçar i dënuar me arrest me burg për shpërndarje të drogave të forta është arrestuar në Vlorë. Bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi A. B., 45-vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës. Gjatë kontrollit në banesën e 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Finalizohet pas një hetimi 3-mujor operacioni policor i koduar “White Snow”, vihet në pranga një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë. Sekuestrohen sasi kokaine dhe prova të tjera që lidhen me këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White Snow”.
Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
vlora
Aktualitet
6 Mars 2025, 11:00
I.A
Ervin Resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një koment në lidhje me kongresin e parë nd&eu...
Aktualitet
6 Mars 2025, 10:38
I.A
SHKODËR- Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve ka arritur që të shpëtoj. Mësohet se pas 10 dit&...
Aktualitet
6 Mars 2025, 10:11
M.B
Foto ilustruese
KURBIN- Trupi i gjendur i pajetë në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fs...
Aktualitet
6 Mars 2025, 09:51
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Një person i pajetë, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mir&e...
Aktualitet
6 Mars 2025, 08:30
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, konkret...
Aktualitet
6 Mars 2025, 07:57
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të...
Aktualitet
6 Mars 2025, 07:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të fortë në muajin janar, përveç ciga...
Aktualitet
6 Mars 2025, 07:21
B.Z
Moti
TIRANË - Ditën e sotme vendi yn/ do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë ...
Aktualitet
5 Mars 2025, 22:52
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ka përfunduar mbrëmjen e sotme procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shk...
Aktualitet
5 Mars 2025, 22:25
N.F
Përleshja mes gocave
VLORË- Një sherr në mes të rrugës është regjsitruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vl...