LIVE UPDATES
Aktualitet

I dënuar për trafik heroine në Spanjë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt dhe familjarëve të tij (LISTA e pasurive)

Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), biznesmeni me 4 emra i “Alesio 2014” nën hetim nga SPAK

24 Korrik 2023, 13:05 Nga m.s
I dënuar për trafik heroine në Spanjë, SPAK kërkon
Anton Gjinaj

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, biznesmeni me disa emra Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), i dënuar nga drejtësia spanjolle për trafikimin e 50 kilogramëve heroinë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Ndër pasuritë që kërkohen të konfiskohen janë një automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, në emër të shtetases R. Gjini, bashkëshortja tij. Po kështu mjeti i vajzës, i markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe, në emër të shtetases K Gj. Si dhe automjeti i bashkëshortit të vajzës. Bëhet fjalë për një mjet të markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”, në emër të shtetasit P. Kola.

SPAK kërkon konfiskimin e sipërfaqes së llojit truall në emër të bashkëshortes, një apartamett në Laprakë në emër të saj. Një tjetër sipërfaqe e llojit truall në Tiranë në emër të bashkëshortit të vajzës. Pasuritë e Gjinajt dyshohet se janë vënë si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë. 

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e pasurive për disa persona, të cilët dyshohet se i kanë vënë me aktivitete të kundraligjshme. Një ndër ta është Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini).

Kërkesë për konfiskimin e pasurive të subjektit të hetimit pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) dhe personave të lidhur (datë 21.07.2023).

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.7 të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.22 datë 27.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 30 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 30 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Aktiv”.

Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr.L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.2, Bulevardi “Bajram Curri”, Qendra Galeria “ETC”, Hyrja B, Tiranë, me kapital 10 000 000 lekë, me likuidator të shoqërisë shtetasin E. Pjetri, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 10 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Shoqëri në likuidim e sipër”.

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Fashati Ahmetaq, Fushë-Prezë, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Pezulluar”.

Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr.J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Mengaj, Kavajë, me kapital 30 980 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 23 232 000 lekë, numri i pjesëve 23 232, pjesëmarrja në përqindje 74.99% dhe ortak tjetër Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, vlera e kapitalit 7 746 000 lekë, numri i pjesëve 7 746, pjesëmarrja në përqindje 25%, me status “Aktiv”.

Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr.K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Elton Pjetri, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr.L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Rruga e “Durrësit” (zona e ish-fushës së aviacionit), Pasuria Nr.1/284, Vol.13, Fq.42, ZK8210, Tiranë, me kapital 1 000 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 1 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.

Pasuri Nr.10/587, me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).

Pasuri Nr.10/303+1-12, me sipërfaqe totale 120 m2, apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).

Pasuri Nr.1/357, me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Irfan Tomini”, Tiranë në emër të shtetasit P. Kola, (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).

Pasuri Nr.25/32, me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 4 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.

Pasuri Nr.25/30, me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Rruga “Fadil Rada”, Tiranë, blerë në shumën 42 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.

Pasuri Nr.25/28, me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 22 750 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.

Pasuri Nr.25/23, me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.25/33, me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.3/283, me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë  Tiranë, blerë në shumën 13 245 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.3/283-ND, me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.3/169-ND, me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë  Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.598/47, me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.21/17, me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI, në emër të shtetasit F. Murati.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe, në emër të shtetases K Gj. (vajza e subjektit nën hetim pasuror).

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”, në emër të shtetasit P. Kola (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).

Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante,me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Po kështu, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edëin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), i biri i Ndue dhe i Prendë, i datëlindjes 08.04.1966, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, identifikuar me numër personal ID G60408041I dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Hetimet pasurore në lidhje me këtë proçedim pasuror janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm.

Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja. Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.

anton gjinaj

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit