21 Tetor 2022, 00:01
Nga DOSJA
Kronika e Stop
TIRANË- Një punonjëseje të Postës së Divjakës i mungon në llogarinë e saj më shumë se gjysma e pagës prej 3 vitesh. Është ky denoncimi që ka ardhur në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan. Zonja Rajmonda Rista nga Lushnja punonte si shpërndarëse e Postës së Divjakës nga vitit 2014 deri në vitin 2017. Por në llogarinë e saj i është hedhur pagesa 8000, 8500 dhe maksimumi 9000 Lekë të reja si pagë mujore.
Ndërkohë në Tatime është deklaruar me pagën minimale 22 mijë Lekë të reja. Këtë gjë e ka konstatuar kur ka dalë në pension. Ajo ka bërë kallëzim te Krimi Ekonomik në Fier dhe më pas kallëzimi i është përcjellë Prokurorisë së Lushnjes ku çështjen e mori prokurori Skënder Mestani. Por ky i fundit ka më shumë se 1 vit me këtë dosje dhe nuk ka bërë asnjë hetim.
Rajmonda Rista: Në Prill 2014 unë filloj punë si shpërndarëse në Postën e Divjakës, e vetmja në gjithë Bashkinë Divjakë, nga Divjaka deri në Zharrnec. Unë kam punuar dhe mbi 10 orë, 75 mijë Lekë të vjetra. Pasi erdhi koha që unë do dilja në pension, bëj një kërkesë sepse e marr vesh që paga e pensionit nuk paguhej, domethënë sigurimet shoqërore donin pagën të plotë. Kur vete që mbyll letrat, më thonë që paga jote është 220 mijë Lekë. Pasi bëra kallëzim të Krimi Ekonomik në Fier, shefi i krimit ekonomik më tha që në datën 28 Gusht unë do ta nis urgjentisht dhe do të jesh e interesuar pranë Prokurorisë së Lushnjes për zgjidhjen e problemit tuaj. Pothuajse nga Gushti, se ishte data 28, në Shtator, Tetor, Nëntor nuk lashë ditë pa ardhur sepse isha e detyruar. Marr vesh që dosjen time e kishte marrë prokurori Skënder Mestani, i cili sa herë vija më thoshte unë nuk kam njeri që të zbardhë çështjen tënde, fshihej, rrinte në kafe nga ora 08:00 deri në 10:30. Gjithmonë më shmangej. Në Gusht tani mbusha vitin, ai nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj gjëje.
Gazetarja e Stop kërkoi takim me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore të Postës së Divjakës, por kjo e fundit kishte porositur një punonjëse që të njoftonte Stopin se duhet të bënte një kërkesë zyrtare.
Denoncuesja Rajmonda Rista arriti të takonte prokurorin Skënder Mestani në një bar kafe.
Qytetarja: Përshëndetje! Si kalove?
Prokurori Skënder Mestani: Mirë je?
Qytetarja: Ç’a u bë me këtë dosjen time?
Prokurori Skënder Mestani: Ëëë?
Qytetarja: Çfarë u bë me dosjen time?
Prokurori Skënder Mestani: E përfunduam. Do të vijë njoftimi.
Prokurori Skënder Mestani: Do të vijë me postë pra, tani!
Qytetarja: Nga posta po vij, deri më dje me thoje s’kam gjë. Të lutem, 13 muaj, se nuk është puna, që të bëjmë muhabete kështu në kafene.
Prokurori Skënder Mestani: Më prit atje te zyra!
Qytetarja: Kam një orë, që po të pres të zyra. Po të pres atje.
Dhe pas një takimi në zyrën e prokurorit Skënder Mestani, ky i fundit njoftoi se kishte mbyllur hetimet me argumentin se nuk ka vepër penale. Por do të jetë Gjykata e Lushnjes ajo që do ta pranojë kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes ose do t’ja kthejë pas prokurorit për ta hetuar përsëri.
Qytetarja Rajmonda Rista kërkon dhe bën apel që të marrë atë që i takon.
Marrë nga tvklan.al
posta e divjakes
Aktualitet
20 Tetor 2022, 23:42
Ura
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e një projekti për rehabilitimin e një përroi në Kav...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 23:29
e.k
Agron Shehaj
TIRANË- Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat, Agron Shehaj, i cili gjatë fjalës tij n&e...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 23:24
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se goditja që po bëhet ndaj call-centerave nuk është kaq e papritur dhe e papl...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 23:00
e.k
Hysni Burgaj dhe Sonila Meço
TIRANË- Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka bërë nj&e...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 22:17
e.k
Të rinjtë e FRPD duke ndezur qirinj
TIRANË- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) kanë zhvilluar ...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 22:19
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni i zhvilluar në Elbasan ku u vunë në pranga dy persona, Rigers...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 22:14
F.M
Lear Kurti
TIRANË- Autopsia e të ndjerit Lear Kurti, 32-vjeçarit që ndërroi jetë në duart e efektivëve të Po...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 22:00
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha bëri deklartën e fortë teksa deklaroi se 1 mijë e 200 efektivë policie kanë...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 21:57
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se 32-vjeçari Lear Kurti ka vdekur në duart e punonjësve të Policisë. Hox...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 21:47
F.M
Avokati Dorian Matlija dhe Lear Kurti
TIRANË- Avokati Dorian Matlija ka folur për vdekjen tragjike të 32 vjeçarit, Lear Kurti, i cili...