Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo ka rrëfyer se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin.
LUSHNJE- Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinj pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 të mbrëmjes, ndërsa ende nuk e ka të qartë motivin, por shprehet se dy autorët, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), mund ta kenë ngacmuar dhe bulizuar të birin. Fatbardha Hysi shprehet se Fabjoli nuk ka reguar teksa është dhunuar, pasi në të kundërt do të ishin lënduar dhe dy personar e tjerë. Ndër të tjera, nëna e Fabjolit tha se njeh vetëm familjen e 17-vjeçarit, por asnjë prej tyre deri ë tani nuk i ka kërkuar ndjesë për ngjarjen.
“Fabjoli është në reanimacion, i intubuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja, shokët e tij i ka ndihmuar, nuk ka qenë i bullizuar.
Djali ishte në xhami, shkonte çdo ditë hante iftarin. Ora ka qenë 8:20. Ata rrinë atje, ai kishte dalë vetëm atë natë. Nuk e di a i njeh, ata janë adoleshentë. Asnjërin nuk njoh, vetëm atë me mbiemër Korreshi njoh, atë tjetrin jo. Nuk jetojmë në një lagje, kemi 18 vite që kemi ikur. Ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në xhami.
Fabjoli mbante ramazan, konsumonte iftarin aty. Xhamia është 100 metër larg kryqëzimit, ai ishte vëtëm. Problemi i tij është që nuk dëgjon dhe nuk flet, ka bërë shkollën në medrese, 8-vjeçare. Nuk ka pasur shkollë tjetër te në. Është i aftë të lëviz, nuk ka probleme të tilla. Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë konflikt nuk ka pasur. Do ta kenë ngacmuar dhe bulizuar ata.
Ai nuk është përgjigjur, se po të ishte përgjigjur do ishin vrarë ata, do ishin me gjak. Policia të pyes në shkolla se si janë ata fëmijë. Si përgjigjen, si janë me shokët. Njëri është në vit të 2 në gjimnaz, atë tjetrin nuk e di. Policia nuk na ka thënë asgjë, do shkoj të bëj kallëzim, sepse nuk di asgjë.
Familja e 17-vjeçari nuk u përmend, të paktën të thoshte të na falësh që ndodhi kjo. Se dhe unë nënë jam, i di problemet sociale për fëmijët. Ai minoreni ka dalë nga burgu. Unë për atë familjen e adoleshentit do thoja të më kishte ardhur, se më njeh. Nënë e 17-vjeçari është edhe mësuese. Familjen e tjetrit nuk e njoh”, u shpreh Fatbardha Hysi.
Foto nga takimi HOLANDA- Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një vizitë në Holandë ku është takuar me kryeprokuro...
Arbër dhe Erion Veliaj TIRANA- Personat të cilët kanë si detyrë ruajtjen fizike të kompanisë “ONE”...
Foto ilustruese VLORA- 40-vjeçari Arjan Rrokaj është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. M&eu...
Foto nga ndeshja FIER- Koço Kokëdhima është proceduar penalishtnga Policia e Fierit pasi së bashku me zyrtarë të ...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e pasuri...
Foto ilustruese VLORË- Gjykata e Vlorës ka marrë vendimin ditën e sotme për ti caktuar masën e sigurisë "Arrest në ...
Foto ilustruese BELGJIKA- Në Belgjikë, vijon procesi “Black Eagle” ku 34 persona akuzohen si pjesë e një organizate krimina...
Izmir Sakica, Samuel Troshani TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë pas hekurave Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 3 pasuri të Ilber Domit. Ky i fundit mësohet se është vënë n...
Arrestimi VLORA- 31-vjeçari Emanuel Brahimi është vendosur në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë j...