LIVE UPDATES
Aktualitet

I martuar, por ish i dashuri refuzon të ndahet nga 27-vjeçarja. Rreh atë dhe të ëmën e moshuar

32-vjeçari nga Mirdita me banim në Astir me inicialet E.T u denoncua nga nënë e bijë që pasi duruan për një kohë të gjatë mesazhet dhe kërcënimet e tij, nuk duruan dot më pasi ai sulmoi të moshuarën.

24 Korrik 2022, 16:52 Nga k.m.
I martuar, por ish i dashuri refuzon të ndahet nga 27-vjeçarja. Rreh
Foto ilustruese

Një i ri i cili u nda nga e dashura, ishte e pamundur t’i dilte inati për lamtumirën për të cilën fajësonte edhe mamanë e vajzës së ëndrrave. 32-vjeçari nga Mirdita me banim në Astir me inicialet E.T u denoncua nga nënë e bijë që pasi duruan për një kohë të gjatë mesazhet dhe kërcënimet e tij, nuk duruan dot më pasi ai sulmoi të moshuarën.

“Isha me mamanë dhe po e ndihmoja të ngjiste shkallët për në banesën ku banojmë, kur E., ish i dashuri im për një kohë të gjatë, na ka ndjekur nga pas dhe në katin e dytë të pallatit na doli përpara. Unë u frikësova dhe ika me vrap, por E. kapi mamanë time, e shtyu dhe e goditi me shkelma. Ai e kapi për flokësh. Mua personalisht kësaj rradhe nuk arriti të më dhunojë sepse ika me shpejtësi”, thotë e reja sipas burimeve policore të Gazetasi.al.

Hetimi i mëpasshëm i policisë që u njoftua në kohë rekord për ndihmë, tregon se çifti bashkëjetoi për një kohë të gjatë derisa e reja u bind se me 32-vjeçarin nuk kishte të ardhme pasi ai nuk punonte dhe midis tyre nuk kishte komunikim të shëndetshëm.

“Pas ndarjes ai qëndronte poshtë pallatit. Më krijoi ankth, ndryshova gjithë rutinën dhe sa herë më arrinte më godiste me shuplaka”, kujton e reja, një 27-vjeçare e cila punon në një institucion shtetëror. Kur policia e shoqëroi në komisariat të riun, mësoi realisht se përse e moshuara ishte kundër kësaj lidhjeje.

“Në të vërtetë e dashura ime nuk iu ka thënë krejt të vërtetën. Unë jam i martuar dhe nuk kemi bashkëjetuar, por unë hyja e dilja pa teklif në banesën e tyre. Nga kjo histori e gjatë ku i kam ofruar mbështetje financiare asaj dhe të ëmës, ajo kërkoi që unë të ndahesha dhe të merrja një drejtim. Por divorci ishte i vështirë pasi kam dy fëmijë të vegjël dhe këtu nisën konfliktet që besoj i frymëzonte e ëma e saj”, shpjegoi burri i martuar.

Por 32-vjeçari nuk sqaroi në polici pamjet filmike që e tregojnë teksa qëndron për orë të tëra në një lokal pranë banesës të ish të dashurës.

“Kam dashur ta takoj dhe ta sqaroj se e kisha të pamundur të vazhdoja me të, për t’i dhënë arsyet që janë fëmijët. Ishte ajo që më la dhe më takonte t’i tregoja se përse zgjodha bashkëshorten, por L. më shmangte sa herë. Edhe atë ditë tentova t’ia shpreh të gjitha pengesat, por ajo më shpërfilli. Nëna e saj më ofendoi dhe doli përpara të bijës, nuk kisha ndër mend të prekja asnjërën me dorë. Desha vetëm të më dëgjonte. Por në atë çast kur L. iku e frikësuar prej meje dhe e ëma më pengoi, e shtyva”.

Kështu dëshmon 32 vjeçari në polici, sipas të cilit e moshuara u rrëzua aksidentalisht. Por e moshuara i thotë policisë se vajza nuk kishte asnjë informacion që po frekuentohej me një burrë të martuar.

“Kjo është një akuzë hakmarrëse prej tij. Vajza dhe ne nuk e kishim këtë informacion. Ai mbajti lidhje paralele, kishte grua dhe fëmijë dhe prej kohësh mashtroi vajzën se donte të martohej me të dhe se ishte i dashuruar pas saj. Ne i hapëm derën dhe e pranuam derisa vajza zbuloi martesën dhe fëmijët, ishte shokuese për të gjithë ne, një i martuar që gënjen dhe shtiret si beqar. Kjo ështe e neveritshme” deklaron e moshuara që pasi foli me të bijën dhe ajo vendosi për t’u ndarë, nuk e la në asnjë çast vetëm.

“Jam e qartë se çfarë fëmijësh kam rritur. Ne të dy si prindër kemi qenë mësues dhe as që do pranonim një implikim të vajzës me një burrë të martuar i cili e fshehu jetën e tij, gruan dhe fëmijët sikur të mos ishin asgjë”, thotë më tej në dosjen që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al nëna e inxhinieres.

“Atë ditë ishte bërë si i çmendur dhe nuk do pranoja kurrë që fëmija im të rrihet dhe t’i ngrihet dorë ndaj saj. U përlesha me këtë njeri që është një mashtrues ordiner i cili mohon familjen e tij”, mbyll akuzat e saj nëna e L. që realisht më pas solli arrestimin e 32 vjeçarit për akuzën e dhunës në familje.

“Praktikisht çifti nuk janë një familje, megjithatë ligji e cakton që edhe historitë me ish partnerë caktohen nga kodi Penal sipas nenit 130/ a/1 si marrëdhënie bashkëjetuesish që në nivel kushtetues garantohen dhe mbrohen”, deklaroi avokati i të dyja grave./Gazetasi

dhune ne astir policia e tiranes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen