All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, VOA: Si ranë në pranga tre persona. Hetimi u drejtua nga BKH dhe agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të arrestuarit nën akuzat evrasjes së funksionarëve publikë në tentativë, grup i strukturuar kriminal, mbajtje armësh dhe municioni pa leje si dhe vjedhje të përsëritura. Tre nga të arrestuarit janë banorë të Durrësit dhe dy të tjerë janë banues në Tiranë.

20 Janar 2023, 19:28 Nga k.m.
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, VOA: Si ranë në pranga tre
Pamje nga vendi i ngjarjes
All - Paragraf - 1

Në Shqipëri policia arrestoi pesë persona dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë nën akuzat se kanë kryer atentat me armë zjarri tre vjet më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja dhe dy personave të tjerë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, teksa udhëtonin në autostradën Tiranë – Durrës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të arrestuarit nën akuzat evrasjes së funksionarëve publikë në tentativë, grup i strukturuar kriminal, mbajtje armësh dhe municioni pa leje si dhe vjedhje të përsëritura. Tre nga të arrestuarit janë banorë të Durrësit dhe dy të tjerë janë banues në Tiranë.

Ata dhe katër të tjerët e shpallur në kërkim, kanë bashkëpunuar në sulmin me armë zjarri që u krye në nëntor të vitit 2019 ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin nga Durrësi në Tiranë prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, ndërsa dy të tjerët u mjekuan nga armët e zjarrit.

Forcat e rendit kontrolluan gjatë operacionit “Komploti” nën koordinimin e SPAK-ut 11 banesa në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë, ku kapën armë, jelek antiplumb, dylbi, monedha, telefonë dhe dokumente pronash. SPAK (Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korruësionit) njoftoi se pas atij atentati ishin identifikuar fillimisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, për të cilët po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme.

Ndërsa për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje ishin veçuar aktet ligjore dhe vazhduan hetimet, deri sot kur ata një pjesë u arrestuan dhe pjesa tjetër u shpallën në kërkim. Organet e rendit po bashkëpunojnë me autoritetet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e tyre. Hetimi u përmbyll nga bashkëpunimi i ngushtë mes policisë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe agjencive të huaja të zbatimit të ligjit, bëri të ditur SPAK.

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u sulmua me breshëri automatiku dhe mbeti i plagosur gjatë ecjes në autostradë në një automjet me Aleksandër Laho, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën.

Prokurori Ndoja kishte urdhëruar atë kohë arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Para se të emërohej prokuror, Ndoja kishte punuar si avokat. Laho, personi që udhëtonte me të në makinë, është i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, që ka ndryshuar disa herë identitetin. /VOA

operacioni komploti atentat prokurorit arjan ndoja

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë