LIVE UPDATES
Aktualitet

“I njoh të gjithë vëlla. 3 grupe kam, 7 vjet kurrë s’kam ngel pa punë/ Jetmir Pepa, i dashuri i një prej motrave Berisha trafikoi 7.5 ton kokainë

Emri i tij kishte qenë gati i panjohur për opinionin publik deri sa ai mori famë, teksa pas një sherri në natën e ndërrimit të viteve, duke hyrë 2025, ai qëlloi me pistoletë në ajër në mes të një turme të madhe të rinjsh, të cilët po festonin vitin e ri në Parkun Olimpik të Tiranës.

28 Prill 2026, 19:58 Nga E.d
“I njoh të gjithë vëlla. 3 grupe kam, 7 vjet kurrë
Foto ilustruse

Grupi kriminal i Jetmir Pepës përbëhej nga vëllezërit, Jetmir Pepa, Aleks Pepa dhe Urim Pepa të cilët trafikuan në vitin e parë të pandemisë, në 11 muaj 7.5 ton kokainë.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi të dhëna të reja nga dosja hetimore e grupit kriminal të familjes Pepa, që drejtohej nga Jetmir Pepa e vëllezërit e tij.

Emri i tij kishte qenë gati i panjohur për opinionin publik deri sa ai mori famë, teksa pas një sherri në natën e ndërrimit të viteve, duke hyrë 2025, ai qëlloi me pistoletë në ajër në mes të një turme të madhe të rinjsh, të cilët po festonin vitin e ri në Parkun Olimpik të Tiranës.

Një ngjarje, e cila e ktheu Jetmir Pepën, në një të jashtëligjshëm, pasi edhe pse u shpall në kërkim, ai nuk u arrestua kurrë nga policia.

Ashtu si edhe sot, kur pavarësisht se SPAK, lëshoi 11 urdhërarreste, për grupin e tij kriminal, ai sërish ka mundur t’i shpëtojë prangave.

Një emër që fillimisht kishte qenë i përfolur, si i dashuri i Marinela Berishës, njërës prej motrave Berisha, e cila u përfshi në një përplasje të dhunshme me blogeren Klea Prenga, duke i shkaktuar kësaj të fundit plagë të thella në fytyrë, si pasojë e përdorimit të mjeteve prerëse, në një nga lokalet në ish-Bllok.

Por kush është ‘Kazanova’ shqiptar, që pas tij fshihej një perandori e stërmadhe asetesh dhe vlerash monetare, të investuara në emra të ndryshëm personash, që shërbenin si prestanome të bizneseve të tij.

Cilët janë episodet e drogës të dokumentuara tashmë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc, falë partnerëve francezë dhe si mundi Jetmir Pepa, të investonte një pasuri të tillë në Shqipëri, duke anashkaluar çdo mekanizëm filtrues ligjor.

Sipas dosjes hetimore që ka siguruar emisioni ‘Në Shënjestër’, episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të drogës nga grupi i drejtuar nga Jetmir Pepa, është ai i datës 21 Mars 2020.

Punë e cila kishte filluar në muajin janar të këtij viti.

Sasi prej 8.5 kg kokainë e cila në fakt u sekuestrua në qytetin e Amsterdamit, në Holandë, pikërisht me të zbritur nga anija.

Datë në të cilëu u arrestua Leonard Pjetri, një nga anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Pepës, që në rrethin e ngushtë të tij, njihej edhe si ‘Rrumi’.

Biseda gjatë të cilave Leonard Pjetri i kujton Anton Pjetrit, që të flasë me Jetmir Pepën, dhe të marrë prej këtij të fundit miratimin edhe për trafikimin e një sasie prej 100 kg kokainë.

Sky Ecc

Jetmir Pepa: Nesër puna të jetë gati.

Anton: OK

Leonard Pjetri: U nis për andej, numëroi dhe njëherë gjonat se janë 100 fiks.

Se pale i kanë numëruar keq. Kështu që numëroj dhe njëherë

Po kështu me i shkrujt ‘Rrumit’ dhe e pyet kur të niset shoferi.

Por edhe pse grupi kriminal kujdesej shumë që të mos linte gjurmë dhe kështu të shpëtonte anëtarët e saj nga policia në vendet ku ata trafikonin lëndët narkotike, faktet treguan që kohë pas kohe anëtarë të kësaj organizate ranë në kurthin e organeve ligjzbatuese.

Ashtu siç ishte edhe fati i keq i Leonard Pjetrit. Për të cilin tashmë fillon dhe bluan mendimet se si ta nxjerrin nga qelia.

Ndërkohë që ajo çka rezulton nga hetimet si dhe bisedat në Sky Ecc midis anëtarëve të grupit është se ata kishin një pakt midis tyre.

Marrëveshje e cila pranonte se anëtarët e grupi kriminal do të paguheshin midis tyre për çdo ngarkesë.

Por kjo vlente vetëm nëse ngarkesa nuk kapej nga policia.

Në të kundërt nëse ngarkesa binte në duart e policisë, ata nuk paguheshin.

Ndërsa gjatë bisedave për lirimin e Leonard Pjetrit, ata kujdesen po kështu që të mos lënë shenja gishtash në ngarkesat me drogë, por të përdorin doreza.

Një tjetër episod i trafikimit të drogës nga ana e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa është edhe ai kur përpiqen të nxjerrin një sasi kokaine nga një port në Hollandë.

Këtu ku një rol kryesor ka Aleks Pepa, vëllai i Jetmir Pepës, që mban edhe gjeneralitetet, Shkëlqim Pepa.

Aleks Pepa që ndërsa flet me vëllain e tij Jetmirin, i qan këtij të fundit hallin, se mezi po mbledh borxhet.

Kjo mesa duket nga persona të tjerë të cilët kanë pjesën e tyre në ngarkesën ku sasinë kryesore të drogës, e ka Jetmir Pepa dhe grupi i tij.

Nga sa kuptohet Aleks Pepa e drejton operacionin e mbledhjes së parave të drogës nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aty ku mesa duket grupi i drejtuar nga vëllai i tij ka bazën dhe bashkëpunon me të tjerë shqiptarë ose të huaj, të cilët edhe ata kanë pjesë, ose kanë paguar sasinë e tyre të drogës, që do të jetë në të njëjtën ngarkesë me atë të grupit të drejtuar nga Pepa.

Gjë që lihet të kuptohet edhe nga dirhanet që Aleks Pepa po mbledh ndërkohë në Dubai.

Dirhane që të ekuivalentuara me paratë shqiptare janë diku te 330 milion lekë.

Bisedat në Sky Ecc

Episodi i dytë i kokainës.

Jetmir Pepa flet me vëllain e tij Aleksin dhe i dërgon foto të anijes. Ai i thotë që ngarkesa është gati. Si dhe janë marrë masat me qëllim për t’u realizuar nxjerrja e drogës nga porti.

Por gjatë bisedës, Aleks Pepa alias Shkëlqim Pepa, shpreh shqetësim se ndërkohë nuk po mbledh dot paratë.

Aleks Pepa: Kam 30 mln euro nga puna dhe akoma nuk po mundem t’i mbledh.

Mora dhe 15 mln dirhane, ti kem këtu në Dubai.

Një tjetër, episod dhe i dyti i dokumentuar pas sekuestrimit të ngarkesës së parë prej 8.5 kg në kryeqytetin holandez të Amsterdamit, në fundit e muajit mars të vitit 2020, është ai trafikimit të një sasie prej 1 018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës.

Episod që mban datën 7 dhe 8 prill të vitit 2020, Pra vetëm pak javë pasi dështuan në tentativën e parë. Ngarkesë e cila mbërriti në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira.

Vlera e shitjes në treg ishte mbi 1.3 milionë euro.

Ku në bazë të zbulimeve të kryera nga SPAK dhe partnerët e huaj, Aleks Pepa, rezulton të jetë krahu i djathtë i vëllait të tij, Jetmir Pepa.

Si dhe njeriu kryesor që koordinon trafikun e drogës në emër të grupit.

Po kështu ai është pika ndërlidhëse me shtetas të huaj, me të cilët krijon kontakte si edhe kryen biseda për çështje droge.

Një nga këto biseda është edhe me një person të njohur me nofkën ‘Supergang’.

Ku të dy flasin për ngarkesë prej 120 kg kokainë.

Bisedat në Sky Ecc

Aleks Pepa, bisedon me Supergang, për një sasi kokaine prej 120 kg.

Aleksi: I njoh të gjithë vëlla. Kështu punojmë fort bashkë. Bie i pari, kam të dytin.

Tre grupe kam. Shtatë vjet kurrë s’kam ngel pa punë.

Punën e parë vëlla e kam bërë në Valencia në vitin 2010, pastaj në Roterdam, test me 120 kg kokainë, s’kanë kontroll.

Nesër në mëngjes mbërrin anija. Si duket deri tani në mëngjes, do bëj punën dhe nga dreka kur të shkarkohet anija jonë.

Në një tjetër bisedë që mesa duket ka lidhje me të njëjtën ngarkesë, Aleks Pepa, ndërsa flet me një person të paidentifikuar deri më tani nga policia, jep detaje interesante lidhur mbi mënyrën se si po kamuflohet sasia e kokainës që po bëhet gati të lëvizë me anije.

Këtu ku në bisedë shfaqen edhe anëtarët e tjetër të grupit, të cilët edhe ata mbajnë nofkat e tyre.

Siç është Albert Pjetri që mban pseudonimin ‘Zeus’.

Apo Florian Marku i njohur si ‘Barcelona its back’.

Ndërkohë që nga sa kuptohet në bisedën që Aleks Pepa bën me personin e paidentifikuar, sasia e drogës, ka mbërritur në destinacionin final dhe është gati për t’u shkarkuar.

Bisedë gjatë të cilës kuptohet edhe padurimi i bashkëbiseduesit, ndërsa Aleks Pepa, përpiqet ta qetësojë, duke i thënë se gjithçka po shkon sipas planit të dakordësuar më herët.

Dhe se pjesa e tyre e drogës mund të vonojë disi në shkarkim, pasi është në kutitë e fundit të ngarkesës.

Sky Ecc

Aleks Pepa flet me një person të paidentikuar:

Aleks Pepa: Janë 1800 kuti për t’u shkarkuar. Çdo gjë është gati, thjesht presim të shkarkohen. Kutia jonë është shumë poshtë. Do vonojnë pak sa të shkarkohen, në pritje jam. Kur të zbresin, e dimë fiks.

Por ndërsa qetësojnë njëri-tjetrin dhe Aleks Pepa ka pikërisht dëtyrën të ruajë nervat e tendosura dhe t’i japë durim anëtarëve të tij të grupit, por edhe ortakëve të tjerë që kanë pjesën e tyre të kokainës në ngarkesën që sapo po zbret në port, këtu mesa duket nisi edhe bren dyshimi se diçka nuk po shkon si duhet.

Këtu ku pas një kontrolli të ushtruar nga autoritetet doganore, lind dyshimi se ngarkesa mund të jetë spiunuar. Dhe bashkë me ngarkesën mund të jenë spiunuar edhe ata vetë.

Sky Ecc

Aleks Pepa dyshon te një kontroll që po kryhet ndërkohë në anije.

Aleks Pepa: Ky inspektimi i zonës vjen vetëm kur kutia është e spiunuar.

E morën kutinë, është tip Off.

Thashë mos kapin çunat, se janë me armë. Janë holandez vëlla, fusin gps ata dhe ta plasin, hapin kutiat.

Dyshimi se malli mund të jetë spiunuar tashmë sa vjen dhe nuk është më i tillë.

Por një e vërtetë që fillon t’u dhembë drejtuesve të operacionit të trafikimit dhe kalimit të drogës në portin e Roterdamit.

Të cilët shikojnë përpara syve të tyre se si ngarkesa zbulohet nga organet ligjzbatuese hollandeze.

Dhe po kështu shikojnë t’u kalojnë përpara syve miliona euro të humbura me një dorë.

Shqetësim të cilin Aleks Pepa ia shpreh edhe bashkëbiseduesit të tij të identifikuar si ‘Supergang’.

Ky i fundit i cili nga ana e tij, tregon se autoritetet doganore hollandeze, nuk kanë pasur informacion vetëm mbi mallin, por edhe se ku ishte fshehur në anije.

Gjë që rrit dyshimin te ai dhe Aleks Pepa, se ata janë spiunuar nga njerëz me të cilët kanë bashkëpunuar.

Bisedat në Sky Ecc

Aleksi shpreh shqetësim të identifikuarit si Supergang:

Aleks Pepa: Malli mund të jetë ndaluar

Supergang: Ata kanë ditur dhe pozicionin e saktë të ngarkesës në anije dhe është njoftuar dogana.

Aleks Pepa: Pres lajme shtesë, paguaj shpenzimet nëse është kapur. Bëhet fjalë për rreth 1 tonë kokainë.

Gjatë bisedës midis tyre, duke mos e fshehur dot pikëllimin për këtë humbje të madhe të sasisë së drogës, por edhe të parave, pa përfshirë këtu shpenzimet dhe djersën për ta sjellë kokainën deri në portin e Roterdamit, Aleks Pepa, duke biseduar me personin e identifikuar si ‘Supergang’, përmend edhe një person të cilin ata e thërrasin si Qerosi.

Ku ai që do ta merrte drogën ishte Perry, nipi i Qerosit.

Por këto sigurisht nuk janë episodet e vetme të trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Aleks Pepa, i njohur edhe si Shkëlqim Pepa.

Ku dyshimet janë në fakt se kreu i grupit është Aleks Pepa dhe pas tij vinte i vëllai, Jetmiri

Një familje në fakt e lidhur me krimin e organizuar dhe sidomos me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

E përbërë nga katër vëllezër. Midis tyre edhe Urim Pepa, që thuhet se ka ndërruar jetë në një aksident rrugor.

Por që në bazë të komunikimeve në Sky Ecc, del se ishte në përplasje me vëllezërit e tij, për paratë e drogës.

Biseda gjatë të cilave ata shkëmbejnë me njëri-tjetrin foto të sasive të drogës, të parave, të lëvizjeve të anijeve, si dhe shënime për çdo sasi apo ngarkesë kokainë të nisur.

Ku siç thamë deri më tani Prokuroria e Posaçme dhe partnerët ndërkombëtarë kanë arritur të dokumentojnë 8 episode të trafikimit të lëndës narkotike nga ky grup kriminal me bazë familjare gjaku.

Drogë e cila kishte gjithmonë si destinacion të saj portin e Roterdamit në Hollandë.

Ku nëse do marrim për bazë vetëm sasitë e sekuestruara, ato janë shumë të vogla, në krahasim me ato që e kaluan traun e portit, ku grup arriti të trafikojë brenda periudhës Janar-Tetor 2020, afërsisht 7.5 ton kokainë.

Kokainë e cila nisej nga Peruja dhe pasi kalonte portet në Amerikën e Jugut, e fshehur në mënyra të ndryshme, mbërrinte në Evropë, aty ku e priste një grup tjetër që merrej me infrastrukturën e shpërndarjes./ BalkanWeb

jetmir pepa aleks pepa urim pepa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës