LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Autorët mbuluan makinën me bar, e morën me qira dhe i hoqën targat

Sipas të dhënave zyrtare, në fshatin Torovicë, është gjetur automjeti tip “Volkswagen Polo”, pa targa, i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit.

28 Prill 2026, 16:20 Nga E.d
Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Autorët mbuluan makinën me
Makina

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Lezhë, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Policia ka gjetur makinën nga e cila autorët qëlluan me breshëri plumbash drejt çiftit Mujeci. Nga hetimet, rezulton se autorët mbuluan makinën me bar, të cilën e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat.

Sipas të dhënave zyrtare, në fshatin Torovicë, është gjetur automjeti tip “Volkswagen Polo”, pa targa, i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit. Nga kontrolli në brendësi të mjetit janë sekuestruar dy gëzhoja model 56, ndërsa automjeti rezulton me xham të pasmë dhe pjesë anësore të dëmtuara.

Në të njëjtin ambient është konstatuar edhe një automjet tjetër identik, por me targa të rregullta, çka dyshohet se është përdorur për të fshehur gjurmët e krimit. Ndërsa në oborrin e banesës janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e përdorura nga autorët gjatë atentatit, si dhe një palë targa. 


Njoftimi i policisë

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë prova të rëndësishme që pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Sipas të dhënave zyrtare, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K., është gjetur automjeti tip “Volksëagen Polo”, pa targa, i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit. Nga kontrolli në brendësi të mjetit janë sekuestruar dy gëzhoja model 56, ndërsa automjeti rezulton me xham të pasmë dhe pjesë anësore të dëmtuara.

Në të njëjtin ambient është konstatuar edhe një automjet tjetër identik, por me targa të rregullta, në pronësi të shtetasit B. K., çka dyshohet se është përdorur për të fshehur gjurmët e krimit. Gjithashtu, në oborrin e banesës janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e përdorura nga autorët gjatë atentatit, si dhe një palë targa.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi F. M. ka marrë automjetin, të cilin motra e tij e kishte marrë me qira në Rinas, dhe pasi i ka hequr targat, në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim, e ka përdorur për t’i prerë rrugën viktimave dhe për të qëlluar ndaj tyre. Pas krimit, mjeti është fshehur në banesën e B. K., i mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin B. K., 22 vjeç, banues në Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe babai i tij, N. K., 79 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive në terren për kapjen e autorëve të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

vrasje lezhe autore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës