Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Identike me atë të viktimave/ Ky është mjeti i autorëve të masakrës së Fushë Krujës
Makina Volksvagen Passat është gjetur e shkrumbuar tërësisht në Larushkë, vetëm 3 kilometra pranë vendit të krimit. Brenda saj, sipas Policisë, është gjetur edhe një armë tip kallashnikov.
17 Korrik 2022, 16:31Nga k.m.
Makina e autorëve
FUSHË KRUJË- Identike me atë të viktimave, ky është mjeti i autorëve të masakrës së Fushë Krujës. Makina Volksvagen Passat është gjetur e shkrumbuar tërësisht në Larushkë, vetëm 3 kilometra pranë vendit të krimit. Brenda saj, sipas Policisë, është gjetur edhe një armë tip kallashnikov.
Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.