30 Gusht 2025, 16:30
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e motit të keq që ka mbërthyer të gjithë vendin.
Në njoftim thuhet se sot dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarkun e Shkdorës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Bëhet me dije më tej se në qarkun e Kukësit dhe Fierit priten reshje të mesme, ndërsa në të gjitha qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Ndërkohë temperaturat do të shënojnë rënie.
POSTIMI I PLOTË:
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
TEMPERATURA
Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 23 °C
në vendet e ulëta: 18 / 26 °C
në vendet malore: 14 / 24 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”. Nesër (e diel, dt. 31) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet.
moti i keq ne vend igjeum
Aktualitet
30 Gusht 2025, 16:21
r.ll
trageti
TIRANË- Stuhia ka kapur në befasi një traget turistik të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Sh&...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 16:11
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Moti i keq dhe stuhia që përfshiu vendin prej disa orësh ka sjellë probleme në vend. Raportohet se n&...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 15:54
r.ll
stuhia ne tirane
TIRANË- Një stuhi e fortë ka përfshirë prej disa orësh gjithë vendin me reshje të dendura shi...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 15:36
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 15:22
r.ll
pamje nga stadiumi dinamo
TIRANË- Një stuhi e fortë ka përfshirë ditën e sotme kryeqytetin me reshje të dendura shiu dhe...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 15:16
bleona qereti
SHBA- Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 14:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ZVËRNEC- Një çifti ukrainas është bllokuar ditën e sotme rreth orës 13:00 në Zvër...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 14:35
N.F
Berat
BERAT- Qyteti i Berat është goditur nga një stuhi e fortë ere dhe reshje shiu. Siç shihet edhe nga pamjet era e forte ka n...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 14:23
N.F
Foto
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë ditën e sotme me një njoftim për pasagjerët. Në njo...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 14:16
N.F
Lezhë
LEZHË- Një stuhi e madhe shiu dhe erëra të forta ka goditur ditën e sotme qytetin e Lezhës. Pas reshjeve të s...