6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave.
TIRANË- Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65 po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.
Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.
Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave. Psh me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6% me rritje vetëm 1.7 pikë %.
Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024. Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.
Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës. Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.
Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik. Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar. Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023. Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës./ Monitor
Foto TIRANË- Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës. T&e...
Foto TIRANË- Ditën e sotme, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht t&...
Elton Bani ITALI- Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e Elton Banit. Bëhet me dije se do të kryhet nesër aut...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar katego...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në fushën e mbetjeve në Vlorë....
Miklovan Danaj SPANJË- Një "bos" droge me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër dyshohet se është ekzekutuar nga bandat n...
foto ilustruese KRUJË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme fshatin Borizanë mbi fabrikën e çimentos n&eu...
pamje nga vendngjarja VLORË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në...
pamje nga vendngjarja SELENICË- Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenic...
foto ilustruese KOSOVË- Një banesë, dy pronarë, para dhe pas luftës në Kosovë. Raste të tilla ka me dhjetëra ...