LIVE UPDATES
Aktualitet

Indeksi / Modeli i rritjes në Shqipëri mbetet i brishtë përballë krizave globale

 Raporti ndërkombëtar, që analizon 117 vende për periudhën 2000–2024, e vendos Shqipërinë në grupin e ekonomive të vogla dhe të hapura, ku rritja ekonomike nuk është shoqëruar ende me zgjerim të bazës prodhuese, të eksporteve dhe të burimeve fiskale.

27 Shkurt 2026, 14:42 Nga D.S

Indeksi / Modeli i rritjes në Shqipëri mbetet i brishtë

Në një ekonomi që rritet gjithnjë e më shumë mbi turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, por që vazhdon të eksportojë pak dhe të prodhojë ngushtë, Shqipëria renditet mes vendeve me nivel të ulët deri mesatar diversifikimi ekonomik në Global Economic Diversification Index 2026.

 Raporti ndërkombëtar, që analizon 117 vende për periudhën 2000–2024, e vendos Shqipërinë në grupin e ekonomive të vogla dhe të hapura, ku rritja ekonomike nuk është shoqëruar ende me zgjerim të bazës prodhuese, të eksporteve dhe të burimeve fiskale.

Në një kohë kur krizat tregtare, tarifat dhe fragmentimi gjeoekonomik po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme varësinë nga pak sektorë, indeksi tregon se modeli aktual i zhvillimit e lë ekonominë shqiptare të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme dhe cikleve të paqëndrueshme

Në grafikët krahasues të indeksit, Shqipëria renditet pranë vendeve si Armenia, Bosnja dhe Moldavia, me një rezultat që reflekton një ekonomi të mbështetur kryesisht në shërbime tradicionale, ndërtim dhe turizëm, me peshë ende modeste të industrisë dhe eksporteve me vlerë të shtuar.

Në raport, Shqipëria shfaqet në grupin e vendeve ku ekziston një korrelacion pozitiv mes nivelit të të ardhurave për frymë dhe diversifikimit, por ku hendeku me ekonomitë më të diversifikuara mbetet i dukshëm. Me fjalë të tjera, rritja ekonomike e viteve të fundit nuk është shndërruar ende në një strukturë më të balancuar prodhimi dhe eksporti.

Tregti e përqendruar dhe prodhim i kufizuar

Një nga pikat më problematike për Shqipërinë lidhet me diversifikimin e tregtisë. Indeksi thekson se ekonomitë e vogla dhe të hapura, kur mbështeten në pak produkte dhe pak tregje, mbeten të ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme. Shqipëria eksporton kryesisht produkte me kompleksitet të ulët dhe shërbime të lidhura me turizmin, ndërsa integrimi në zinxhirët rajonalë dhe globalë të vlerës mbetet i cekët.

Raporti nënvizon se në periudhën 2024–2025, krizat tregtare nuk kanë pasur të bëjnë vetëm me çfarë eksportojnë vendet, por me kë tregtojnë. Në këtë kontekst, ekonomitë me portofol të ngushtë partnerësh tregtarë janë më të ekspozuara ndaj tarifave, sanksioneve apo ndryshimeve gjeopolitike. Ky është një rrezik i drejtpërdrejtë edhe për Shqipërinë, e cila varet ndjeshëm nga disa tregje kyçe europiane.

Të ardhurat buxhetore dhe varësia nga ciklet

Edhe pse Shqipëria nuk klasifikohet si vend i varur nga burimet natyrore në kuptimin klasik, struktura e të ardhurave publike mbetet e ndjeshme ndaj cikleve ekonomike. Indeksi vlerëson nëse shteti mund të financojë shërbimet publike pa u mbështetur në burime të paqëndrueshme. Në këtë aspekt, ekonomitë me bazë të gjerë tatimore performojnë më mirë.

Raporti tregon se vendet që kanë diversifikuar të ardhurat përmes taksave mbi shërbimet, teknologjinë dhe sektorët me produktivitet të lartë janë më rezistente. Për Shqipërinë, kjo nënkupton nevojën për të dalë nga modeli ku rritja fiskale varet kryesisht nga ndërtimi, konsumi dhe turizmi sezonal.

Digjitalizimi si mundësi reale, jo slogan

Një element kyç i raportit është përfshirja e treguesve të digjitalizimit përmes EDI+. Këtu theksohet se për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, eksporti i shërbimeve digjitale mund të anashkalojë kufizimet tradicionale infrastrukturore. Raporti vëren se barrierat e hyrjes në tregtinë digjitale janë më të ulëta sesa në prodhimin fizik, duke krijuar një dritare mundësie edhe për vende si Shqipëria. Megjithatë, paralajmërimi është i qartë: pa investime në infrastrukturë digjitale, kapital njerëzor dhe rregullim institucional, vendet rrezikojnë të mbeten konsumatorë teknologjie, jo prodhues të saj.

Raporti Global Economic Diversification Index 2026 përpilohet nga ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë dhe politikave publike dhe publikohet në kuadër të World Governments Summit 2026./Monitor.al

indeksi modeli i rritjes në shqipëri mbetet i brishtë përballë krizave globale

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë