LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjenden armë zjarri, municion luftarak dhe drogë, arrestohen pesë përsona në Durrës

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

27 Shkurt 2026, 13:54 Nga E.d
Gjenden armë zjarri, municion luftarak dhe drogë, arrestohen pesë
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka kryer një operacion policor në qytetin e Durrësit. Gjatë kontroolit të banesave dhe automjeteve të disa personave janë gjetur armë, municion luftarak dhe drogë.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Një personi tjetër iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë. Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar pesë persona.

Njoftimi i policisë

Plan operacional i koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë në qark. Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe një rast i mbajtjes së armëve të ftohta.

Janë sekuestruar 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 pistoletë), municion luftarak, 4 armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, 2 automjete dhe 5 celularë. Janë vënë në pranga 5 shtetas që i mbanin këto sende në automjete/banesa.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe Patrullat e Përgjithshme të komisariateve në varësi të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për disa shtetas që posedonin armë zjarri, armë të ftohta dhe lëndë narkotike, në zbatim të detyrave të planit operacional “Siguria”, zhvilluan një sërë kontrollesh të befasishme.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Sukth automjetin me të cilin qarkullonin 3 shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit, shtetasit S. M., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. H., ku u gjetën 3 armë të ftohta (2 mjete prerëse dhe 1 dorezë metalike). Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi S. M., 29 vjeç; 2 pasagjerët, shtetasit F. S., 25 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, të dy banues në Sukth, si dhe shtetasi J. H., 31 vjeç, banues në Kuçovë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë penale të këtyre shtetasve. Po gjatë kontrolleve të befasishme, në lagjen nr. 14, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Z. K., të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. K., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin operacional të koduar “Siguria” vijon./Dosja.al

durrës policia arme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë