LIVE UPDATES
Aktualitet

Informaliteti ekstrem në bujqësi, rrezik për kolapsimin e skemës

Pra, raporti përmbyset dhe ata 58 pensionistë janë fare të pambuluar nga kontributorët. Këtu qëndron thelbi i krizës dhe situata është e njëjtë në të gjithë Shqipërinë. Në mungesë të kontributorëve hyn në lojë buxheti i shtetit që në nivel kombëtar ndihmon skemën e pensioneve me mbi 350 milionë euro. Këto janë para të munguara që do të duhej të vinin nga kontributet.

22 Shkurt 2023, 23:34 Nga DOSJA
Informaliteti ekstrem në bujqësi, rrezik për kolapsimin e
Foto Ilustruese

TIRANË- Le të analizojmë konkretisht popullsinë e fshatit ku jetojnë dy pensionistët për të kuptuar problemin e madh që shtrihet në shkallë kombëtare. Në Jazxhijas jetojnë diçka më shumë se 400 persona. Numri i pensionistëve është 58. Kurse popullsia në moshë pune nga 16-65 vjeç janë 86 persona për një pensionist.

Raporti duhet të jetë 4 të punësuar për 1 pensionistë që skema të jetë e shëndoshë dhe mos të rrezikohet. Por në fakt situata është edhe më e komplikuar nga sa duket. Në skemën e bujkut në fshatin që po analizojmë janë të regjistruar vetëm 8 persona. Pra, raporti përmbyset dhe ata 58 pensionistë janë fare të pambuluar nga kontributorët. Këtu qëndron thelbi i krizës dhe situata është e njëjtë në të gjithë Shqipërinë. Në mungesë të kontributorëve hyn në lojë buxheti i shtetit që në nivel kombëtar ndihmon skemën e pensioneve me mbi 350 milionë euro. Këto janë para të munguara që do të duhej të vinin nga kontributet.

Jazxhiasi jeton vetëm me bujqësi dhe ashtu si shumë fshatra të tjerë, banorët e mbetur kryesisht janë të moshuarit. Skema e pensioneve të fshatit mbetet më problematikja. Pas 10 vitesh fermerët që kanë punuar pas 90”ës në bujqësi dhe nuk kanë plotësuar kontributet shoqërore, rrezikojnë të mbeten pa pension.

Por, si funksionon skema e e fshatit?

Të vetëpunësuarit në sektorin bujqësor e kanë detyrim ligjor që të paguajnë një shumë fikse në bazë të pagës minimale. Shumat fikse janë të ndara sipas zonave malore dhe fushore. Në zonat malore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë.

Në zonat fushore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, në rrethet Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Laç, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë. Për zonat fushore, totali i kontributeve për një të vetpunësuar shkon 38 mijë e 400 lekë. Ndërkohë, për ata në zonat malore kontributet shkojnë në 29 mijë e 400 lekë në vit. Për të kryer sigurimin për periudha të kaluara, pagesa aplikohet kundrejt kamatëvonesave përkatëse.

“Skema për fermerët është pjesë e skemës së përgjithshme të sigurimeve shoqërore dhe me reformën e 2014 i zhdukëm dallimet mes skemës urbane dhe skemës rurale. Kemi vetëm një skemë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe diferenca është në pagën që marrin. Sasinë e kontributeve që paguajnë. Skema është e leverdisshme; një nënë e re që i jep jetë një fëmije dhe paguan kontribut të sigurimeve shoqërore për një vit 400 mijë të vjetra, në vitin e parë nga barrëlindja merr 1 mln lekë të vjetra”, u shpreh Astrit Hado, Kreu i ISSH

Por fermerët nuk e shohin me leverdi skemën e pensioneve për fshatin. Ndarja është pasojë e ekzistencës së dy sistemeve të veçanta që nga viti 1967 dhe diferencave lidhur me kontributet e derdhura.

Ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, kanë derdhur kontribute në masë shumë më të vogël se sa të vetëpunësuarit në qytet. Për rrjedhojë, edhe formula e përllogaritjes së pensionit ka qenë e ndryshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se informaliteti në bujqësi është në masën 90%.

Nga gati 750 mijë fermerë në të gjithë vendin, aktualisht janë të pajisur me NIPT afro 70 mijë fermerë. Megjithatë, pajisja me NIPT nuk i detyron ata të derdhin kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Marrë nga TOPCHANNEL

jazxhijas pensionet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën