LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkurtoi buxhetin prej krizës! Tomorri: Qeveria hedh 4 mln euro për lodra druri në oborrin e Ramës

Klodian Tomorri denoncon se Qeveria do paguajë 3 milionë e 700 mije euro për të ndërtuar lodra druri për oborrin e kryeministrit.

29 Gusht 2022, 14:40 Nga A.B
Shkurtoi buxhetin prej krizës! Tomorri: Qeveria hedh 4 mln euro për
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka nxjerrë hapur shkeljet e qeverisë në lidhje me menaxhimin e buxhetit të shtetit, që mars të vitit 2022 shkurtoi shumë shpenzime duke i dhënë prioritet Paketës së Rezistencës Sociale. Në një postim në Facebook, Tomorri thotë se Qeveria do të paguajë 3 milionë e 700 mijë euro për të ndërtuar një instalacion lodrash prej druri në oborrin e kryeministrisë, ndërkohë që familjet shqiptare po dërrmohen nga kriza e çmimeve. Gazetari shton se deri muajin tjetër do të injektohen edhe 200 milionë dollarë kapital tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare që do importojë ndoshta edhe 100 milionë euro energji në muaj.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Shikoni cfare ben qeveria. Do paguaje 3 milione e 700 mije euro per te ndertuar nje instalacion druri ne oborrin e Kryeministrise. E ka hapur tenderin Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Keta leket e buxhetit i dine sikur i kane te tyret. Familjet po derrmohen nga kriza e cmimeve. Te ardhurat reale te rrogetareve, qe nga viti 2013 jane ne stanjacion ne rastin me te mire. Per segmente te caktuara jane tkurrur. Nuk ka kompesim se nuk ka para- thote qeveria. Do falimentonim po te rrisnim rrogat-thote kryeministri. Nga ana tjeter, buxheti po derrmohet nga energjia. Sektori energjetik nuk eshte me risk thuajse fiskal. Tani eshte mirefilltazi risk fiskal qe ka filluar te materializohet me intensitet te larte. Deri muajin tjeter buxheti do te injektoje 200 milione dollare kapital tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Por keto para jane tretur sakaq se shume shpejt KESH do importoje ndoshta edhe 100 milione euro energji ne muaj. Dhe kjo do t'i trondise nga themelet financat publike. Ne kete situate, qeveria paguan 3 milione e 700 mije euro per te ndertuar lodra druri per oborrin e kryeministrit. A e shikoni si i prioritarizojne shpenzimet keta?

Por çfarë ndodhi në mars të këtij viti?

Qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2022 dhe shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja, etj. Tabelat e Ministrisë së Financave të publikuara në muajin mars tregonin se shkurtimet përfshijnë të gjitha shpenzimet publike dhe institucionet e administratës në të gjitha programet, por më së shumti janë reduktuar fondet për infrastrukturën, kryesisht investimet në rrugë e ujësjellës. Akti normativ parashikon edhe shkurtimin e 3,6 miliardë lekë shpenzimeve operative të pushtetit qendror, kryesisht për mirëmbajtje godinash, mobilim zyrash apo karburant. 

klodian tomorri

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale