Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor, në vend kanë hyrë gjithsej 2.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 16.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa në raport me 6 mujorin e një viti më parë, rritja është 37.5%.
Shqipëria pritet që të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i përket turistëve të huaj, duke ia tejkaluar dhe vitit 2019 para pandemisë, që deri tani mbante rekordin.
Ashtu si dhe në maj, në qershor, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend është rritur ndjeshëm, duke bërë që për 6 mujorin, ardhjet e turistëve të rriten ndjeshëm në raport me 2019-n.
Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor, në vend kanë hyrë gjithsej 2.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 16.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa në raport me 6 mujorin e një viti më parë, rritja është 37.5%.
Vetëm në qershor, në vend kanë hyrë 876 mijë shtetas, me një rritje prej gati 40% në krahasim me muajin qershor të vitit 2019. Ndërsa në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë kanë hyrë 43% më shumë të huaj.
Shtetasin nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën më të lartë si në totalin e të huajve që hyjnë në vend, ashtu dhe për ndikimin në rritjen e hyrjeve. Sipas INSTAT, në qershor, në vend kanë hyrë gati 400 mijë shtetas nga Kosove, ose 45% e totalit, gati dy herë më shumë se e njëjta periudhë e 2019-s. Turistët nga Kosova zunë 45% të totalit në qershor.
Ndërsa për 6 mujorin, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 39% të totalit.
Për 6 mujorin e parë, vetëm hyrjet e shtetasve nga Greqia nuk e kanë tejkaluar nivelin e para pandemisë. Pas Kosovës, rritjen më të lartë në numër e kanë shënuar shtetasit nga Italia, me 24%. Nga Anglia, kishte 34% më shumë hyrje, nga Spanja me 18%, nga Gjermania me 24%.
Ndërsa hyrjet e polakëve u rritën me vetëm 1% në janar-qershor (gjithnjë në raport me 2019-n), por fluksi i tyre ka filluar në qershor, me rritje të hyrjeve me 9.5%.
Lëvizjet e shtetasve, sipas INSTAT
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2022, janë 1.359.501. Ky tregues rezulton me një rritje 44,6%, krahasuar me Qershor 2021.
Në Qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45,0%, krahasuar me Qershor 2021.
“Gjatë gjashtëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 Daljet e shtetasve
Daljet e shtetasve
INSTAT vlerëson se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022 janë 498.857. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 34,2%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është 2.519.533 duke u rritur 47,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT./MONITOR


GJKKO TIRANË- Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku do të gjykohet në GJKKO. Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e P...
Policia TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfu...
Spartak Ngjela TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Arsyeja se përse Ngjela ka sh...
Arrestim POGRADEC- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Pogradec pasi ka dhunuar bashkës...
Zjarr TIRANË- Në 24 orët e fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky &eum...
Ministria TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka vendosur të shtyjë depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregt...
Merita Sheqi Gazeta gjermane “Die Welt” publikoi në qershor, një raport special prej 12 faqesh për Shqipërinë, që...
Etleda Çiftja TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim ...
Skenderbeu Studiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, ka publikuar së fundmi ...
Zjarr DURRËS- Kepi i Rodonit është në luftë me flakët. Prej 10 ditësh, kjo zonë vijon të ketë aktive disa...